Home » Lajme, Rajonale, Vendore » Deputetja e Kosovës Ganimete Musliu kërkoi implementimin e Abetares Mbarë shqiptare ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Deputetja e Kosovës Ganimete Musliu kërkoi implementimin e Abetares Mbarë shqiptare ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e sotme të Parlamentit në Prishtinë paraqiti kërkesën për implementimin e Abetares Mbarë shqiptare ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, fjalim në të cilin thuhet. I nderuari Kryetar i Kuvendit, Te nderuar anëtar te kabinetit qeveritar, Te nderuar Deputet. Pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, ketë vit u promovua abetarja e përbashkët mbarshqiptare. Por se di a mund te quhet kjo abetare mbarëshqiptare për deri sa fëmijëve te Preshevës, Medvegjës e Bujanocit u mohohet e drejta për të mësuar me këtë abetare dhe mësuesve te cilët tentojnë ta praktikojnë këtë Abetare u kanoset rreziku permanent. Shqiptarëve të këtyre tri komunave ju kanë bërë e po ju bëhen ne vazhdimësi padrejtësi të mëdha andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shqipërisë qe te luajnë rolin e tyre qe kjo abetare te gjeje implementimin ne Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc përndryshe kjo abetare nuk mund ta ketë epitetin e abetares mbarë shqiptare.

Banorët Luginës së Preshevës janë të shtyrë qe edhe me tutje të mësojnë në abetaren që është e zhveshur nga gjithçka qe ka te beje me identitetin, historinë dhe prejardhjen e tyre. Për deri sa e tere Evropa propagandon çdo dite për rëndësinë e respektimit te te te drejtave themelore te minoriteteve ne Kosovë e shohë te arsyeshme qe këto te drejta te kërkohen edhe për shqiptarët në Kosovën lindore. Përndryshe Evropa nuk do të mund të zhvishet nga akuzat për zbatim të standardeve te dyfishta kur janë në pyetje te drejtat themelore te njeriut. Edhe njëher si deputete ju bëje thirrje te dy qeverive, Qeverisë se Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës se Shqipërisë qe te përdorin ndikimin e tyre politik e diplomatik ne arenën ndërkombëtare qe te respektohen te drejtat themelore te shqiptarëve ku do qe janë ne tokat e tyre ne rajonin e Ballkanit.

Vlen të përmendim se fjalimi i sotëm o i deputetes Musliu ishte si rrjedhojë e takimit të përfaqësuesve të forumeve rinore politike nga Presheva dhe Bujanoci që kishin me Grupin e Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Ardian Aliu.

Adresim tjetër i të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci, ishte preokupimi i tyre rreth lehtësirave të studimit në Universitetin e Prishtinës për shkak të limiteve dhe kuotës jo të favorshme për të rinjtë nga Lugina e Preshevës dhe Bujanoci. Po ashtu, u potencua edhe problematika e përdorimit të Abetares mbarë-kombëtare nga nxënësit e Preshevës dhe Bujanocit, ku institucionet atje në mënyrë konstante paraqesin ndalesa dhe kërcënime në rast të përdorimit të këtij teksti nëpër shkollat shqipe në komunat shqiptare. Për të gjitha çështjet e shtruara, kryetarja Musliu premtoi angazhim dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen. /A.B./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch