Home » Lajme, Vendore » Derisa serbët përfaqësohen në dy shtete në ekipin negociues ne kërkojmë të përfgaqësohemi me deomos në shtetin e Kosovës

Derisa serbët përfaqësohen në dy shtete në ekipin negociues ne kërkojmë të përfgaqësohemi me deomos në shtetin e Kosovës

Web faqja www.telegrafi.com duke u  bazuar në burimet e “Kohës Ditore” bënë të ditur se: Serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel. Ata të veriut do të jenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët e pjesëve të tjera do të jenë në përbërje të ekipeve të Kosovës

……………………………………………….

Nenad Rashiq dhe Oliver Ivanoviq kanë treguar se këta serbë do të jenë të ndarë – ata të veriut do të shkojnë në ekipet e Beogradit zyrtar, kurse serbët e jugut në ekipet e Kosovës”……….,

Ky lajm  u prit me shqetsim të madh nga qytetarët  e Kosvës Lindore kudo që janë duke jetuar, ngase sipas kësaj në këto bisedime nuk janë ftuar përfaqësues legjitim  apo së paku përfaqësues nga shoqëria civile të shqiptarëve nga Kosova Lindore. Përkundër kërkesave  të vazhdueshme të institucioneve të Preshevës, Bujanocit, të përfaqësuesëve shqiptarë të Medvegjës, kërkesave të shumta të shoqatës “Vatra” e shoqatave e individëve tjerë nga Kosova Lindore e Kosova, edhe kësaj radhe shqiptarët e këtij rajoni si duket përsëri do të anashkalohen  dhe  injorohen nga Bahkësia  Ndërkombëtare e ndoshta edhe nga institucionet e Kosovës.

Vatra “ mendon se më parë se përfaqësuesit e serbëve të  Veriut të Kosovës, do të duhëj të jshin pjesë e ekipit negociator të Kosvës, përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore, pasi ata janë treguar shumë  më modern dhe demokratik, ngase anjëherë, që nga pas-lufta në mes të UÇPMB-së dhe forcave ushtarake serbe,  nuk kanë krijuar probleme sikur serbët e veriut.

Shqiptaët e e komunave: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë zgjedhur rrugën e demokracisë, rrugën e institucioneve demokratike për të zgjidhur problemet e shqiptarëve të kësaj ane, dhe shi për këtë duhet patjetër që përfaqësuesit e shqiptarëvë të Kosvës Lindore  të jenë pjesë e ekipeve negociatore në mës të Serbisë dhe Kosovës.

Ashtu siç i kemi pranuar gjithëmonë këshillat  e miqëve tanë amerikanë e evropiaë, kërkojmë nga ata,  gjithësesi që në këto  momente , në këto bisedime  me rëndësi të madhe, të jenë pjesë  e bisedimevë Kosvë –Serbi, përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosvës Lindore,  sepse duke zgjidhur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosvës Lindore ndihmojnë  stabilitetin e rajonit.

 

Gjilan, 4. 11.2012

SHSHKL “VATRA”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch