Home » Lajme » DËSHMORËT E VRARË NË KUMANOVË VARROSEN ME NDERIME USHTARAKE

DËSHMORËT E VRARË NË KUMANOVË VARROSEN ME NDERIME USHTARAKE

Varrimi u te vrareve ne KumanoveMe një pjesëmarrje masive të qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare u është dhënë lamtumira e fundit tetë të vrarëve në Kumanovë.

Ata janë varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë me nderime të larta ushtarake ku kanë marrë pjesë edhe figura të politikës.

Familjarë, miq dhe shokë janë parë të përlotur ditën kur për herë të fundit u ndan nga ta.

Arkivolet me trupat e tetë të vrarëve janë bartur nga salla “1 Tetori” ku gjatë ditës janë bërë homazhe dhe është mbajtur një akademi komemorative.

Të rënët në Kumanovë janë Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Turgaj Gashi, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti dhe Valon Kabashi.

Ndërkaq, Beg Rizaj është varrosur në Gllogjan ndërsa Nusret Kaloshi në Kumanovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch