Home » Lajme, Vendore » DËSHTIMET DHE PREMTIMET FIKTIVE TË KRYETARIT TË KOMUNËS SË BUJANOCIT SHAIP KAMBERIT PËR VITIN 2011

DËSHTIMET DHE PREMTIMET FIKTIVE TË KRYETARIT TË KOMUNËS SË BUJANOCIT SHAIP KAMBERIT PËR VITIN 2011

Një kronologji e shkurtër për vitin që posa e lëmë pas.

 

– Që nga 07 Prilli pas një takimi me disa Ministra të Qeverisë serbe dhe një numëri të madh të afaristëve vendor në Bujanoc, Kryetari i Komunës disa herë e kishte paralajmëruar një investitor të huaj i cili do të investoje në Komunën e Bujanocit, në fund të vitit na doli si e pavërtetë.

 

– Më 19 Qershorë, në seancën e pestë të Kuvendit Komunal, hodhi në votim shkarkimin e nënkryetarit të Komunës Nagip Arifin, Sekretarin e Kuvendit Komunal Ismet Ametin dhe Anëtarin e Këshillit Komunal Isak Rashitin, për iniciativën e Shaip Kamberit votuan këshilltarët serbë, por jo edhe të gjithë Këshilltarët e Subjektit të PVD-s. Iniciativa i dështoi, ishte një turp i paparë, gjatë të njëjtës ditë Kamberi shqyrtoi mundësinë për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës, nga ky qëllim e zbrapsën shokët e Partisë.

 

– Më 11 Tetor, në seancën e gjashtë të Kuvendit Komunal, kur një grup i Këshilltarëve Shqipëtarë propozoi ndryshimin e emrave të disa rrugëve të Qytetit, Sheshit të Qytetit, Shtëpisë së Kulturës dhe emrat e disa Shkollave. Këshilltari serbë Trajko Trajkoviç me fjalorin më të vrazhdë të ofendoi dhe sulmoi Këshilltarët Shqipëtarë, Kryetari i Komunës së Bujanocit lëshoi sallën e Kuvendit Komunal.

 

– Në seancën e shtatë të Kuvendit Komunal, manipuloi me Këshilltarët Shqipëtarë për fillimin e iniciativës për vëllazërimin e Komunës tonë me një Lagje të Qytetit të Bursës nga Turqia. Këtë propozim e arsyetoi me faktin se në Bursë është e zhvilluar industria për prodhimin e veturave të tipit Pezho, Reno dhe Citroen, se ata mund ta shtrinë veprimtarin e vetë edhe në Komunën tonë, duke e harruar apo edhe mos e ditur se këta prodhues bazën e vetë e kanë në Francë, dhe se në Turqi kanë vetëm përfaqësit e veta. Rregullat e biznesit janë të qarta, përfaqësia kurrë nuk hap përfaqësi.

 

– Gjatë mandatit të Shaip Kamberit është harruar dhe lënë anash vëllazërimi i Komunës së Bujanocit me Qytetin e Lilehamerit nga Norvegjia, qytet ky i cili ka investuar shumë në Komunën tonë, egziston edhe zyrja e tyre në Bujanoc, nuk ka bashkëpunim serioz me ta.

 

– Zvarritja e dorëzimit të sallës të sporteve Shkollës së mesme Sezai Surroi , edhe pse punët kishin përfunduar shumë më herët, ruhej dorëzimi sa më afër kohës së zgjedhjeve.

 

– Promovimi i disa projekteve edhe ashtu të pakta nga 2-3 herë, rasti i ujësjellsit në fshatin Samolic dhe rruga 1.900 m në fshatin Breznic, në këto lojëra i kishte involvuar edhe prijësit fetar dhe imamët e disa Xhamive, skandaloze.

 

ANGAZHIMI I KRYETARIT SIPAS KVARTALEVE (TRE MUJORËVE) TË VITIT 2011

 

–          Në kvartalin e parë (tre mujorshin e parë) i tërë potenciali i angazhuar në shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit Bajram Hasanit në Bujanoc.

–          Në kvartalin e dytë (tremujorshi i dytë) Turpi i deponisë dhe mbeturinave të qytetit.

–          Në kvartalin e tretë (tremujorshi i tretë) i tërë kapaciteti i tijë i orientuar në shkarkimin e Zyrtarëve Shqipëtarë në Administratën komunale, me ndihmën e votës serbe, i dështoi iniciativa, nuk e ndëgjuan edhe këshilltarët e Subjektit të vetë PVD. (po të kishte moral politik, për këtë dështim duhej të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit).

–          Në kvartalin e katërt dhe të fundit për këtë vit (tremujorshi i katërt) i tërë kapaciteti i orientuar për ta shpëtuar Partinë e cila dita ditës po fundoset, Shaip Kamberi dhe Riza Halimi në pozitën e Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur.

–          Dhe skandali i fundit për vitin 2011, tentimi i PVD-së , për ti përvetësuar më të vlefshmit e një populli: DËSHMORËT E KOMBIT, ashtu si po tentohet të veprohet me Simbolin dhe krenarin e Luginës së Preshevës dhe mbarw popullit Shqipwtarw.

Ridvan Qazimin- Alias -KOMANDANT LLESHI. Kujdes Familja QAZIMI, ju jeni aq e madhe dhe aq shumë e vlefshme sa që nuk keni nevojë në asnjë moment të ju përkuleni dhe të manipuloheni nga këta politikan shpirtëkëqinj. Ju e keni shembullin konkret, mbajeni qëndrimin e Familjes së Jasharajve.

Mu për arsye të këtyre maskarallëqeve që i përmenda më lartë, në fillim të vitit 2012 PVD përmes “podmlladakut” të vetë po e reflekton frikën dhe panikun në të cilën është gjetur, e ka nuhatur mirë dhe me kohë se çka do ta gjejë në zgjedhjet të cilat po afrohen, nervoza vetëm sa po ju shtohet, po i kërkon qare vetës duke tentuar ta tërheqë vëmendjen në drejtim të kundërt. Këtyre ditëve të fundit disa të rinjë të kësaj partie “profiter dhe materialist të patriotizmit fiktiv” “politikan të “facebookut” Parti kjo e cila po shkrihet sikur fluskat e sapunit, të parët shpërthyen nga nervoza, u vërsulën t’i quajnë të gjithë të cilët nuk mendojnë njejt sikur ta “tradhtarë” dhe bashkëpuntor të UDB-s” Me zanat dhe trashëgimi e kanë këtë punë sepse kështu veproi edhe njëri ndër të parët e kësaj partie në fund të vitit të kaluar gjatë një paraqitje në njërin nga TV Lokale, duke i quajtur me mijëra vizitor dhe komentues të një portali po me të njejtin epitet “tradhtarë” dhe bashkëpuntor të UDB-s dhe më pas i pafuqishëm qau sikur një fëmijë para diktafonit të një gazetari kur e kishte kuptuar se sa kishte gabuar.

Paraqitjen e radhës po e përmbylli me një proverbë popullor:

Nëse fyerjen e pranojmë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet, do të jemi shumë më superior se sa ai që na fyen, prandaj ai shumë shpejt do ndjejë këtë dhe në sulmin që i bënë personalitetit tonë nuk do të gjeje kënaqësi. Me këtë do ta fyej vetveten, fyerja ose mbetet ose zhduket, jo në saje të atij që fyen, po falë qëndrimit të atij të cilit i është drejtuar. Nëse jemi të fortë, forca e jonë do të flas vetë, nëse jemi të dobët fjalët nuk do të na ndihmojn dot.

 

 

Nexhat Behluli – Kryetar i Kompanis Mediale “SPEKTRI” Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch