Home » Lajme, Ndërkombëtare » DHJETË VITE PA TY, PRESIDENT I DASHUR DR. IBRAHIM RUGOVA

DHJETË VITE PA TY, PRESIDENT I DASHUR DR. IBRAHIM RUGOVA

Filozofia e Presidentit Ibrahim Rugova, është përkrahur në çdo meridian të globit, sidomos nga opinioni demokratik i shteteve të perendimit, me në krye SHBA

Kohërat e errëta që e kanë kapluar Kosovën, të motivuara nga dëshira për pushtet, kryetarin Ibrahim Rugova e nxjerrin në pah si njeriun më vizionar në kuadër të çështjes kombëtare dhe të udhëhqjes politike, që ka pasur Kosova. Po ashtu nxjerrin në shesh këtë figurë të madhe kombëtare e politike, edhe për një arsye tjetër, sespe ai diti dhe ka rezultuar në rregullimin e rendit shoqëror me kërkesat të kjarta për opinion e mbrendshëm dhe të jashtëm. Pati aftësi mendore dhe intelektuale të korrenspondoj me të gjithë.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë i prirë, të reflektoj urtësi, maturi dhe të artikulon kërkesat me bindje të kjartë. Puna dhe veprimtaria e tij orë e çast ka pasur elemente kombëtare që i kemi ndeshur në realitet që edhe sot janë aktuale. Filozofia e Presidentit Ibrahim Rugova, është përkrahur në çdo meridian të globit, sidomos nga opinioni demokratik i shteteve të perendimit, me në krye SHBA

Parimi i tij filozofik, ishte universal reflektoj ndikimin te faktori i jashtëm ndërkombëtar me në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’a përqafuar njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, gjë që kështu edhe ndodhi.                                                        Presidenti Rugova, me poilitikën e tij të urtë dhe të mençur, edhe në situata shumë të vështira dhe të errëta për Kosovën, përdori një mençuri të pashoq, që ka shfaqur optimizëm me rreze drite duke krijuar harmoni dhe rregull për të dal nga kriza në horizontin e idealit kombëtar.

Katandisja e gjendjës së Kosovës në vitet e fundit nga një politikë shkurtpamëse, e kanë sjellur Kosovën në një gjendje tejet të rëndë ekonomike, politike, shëndetësore, arsimore e që lidhë drejtpërdrejt qenien e interesave individuale të individëve në Kosovë.

Presidenti Ibrahim Rugova, që ndërroj jetë sot e dhjetë vite më parë, është duke i munguar popullit Shqiptar çdo ditë e më shumë, sepse ai diti të punoj për të ardhmen me një përkushtim njëqind për qind për Kosovën dhe çështjen kombëtare. Secila ditë e ngjarjeve të këqija për Kosovën, na kujton Presidentin Rugova dhe ndjehet mungesa në shpirtin tonë për at burr të madh. Popullin Shqiptar dhe ndërkombëtar e bën me dije, se ai ishte dhe mbeti figura më madhore e Kosovës.

BEKIMI DHE MËSHIRA E ZOTIT QOFSHIN MBI SHPIRTIN TUAJ, PRESIDENT I DASHUR IBRAHIM RUGOVA

Ibrahimi - RugovaNga: Hysen Ibrahimi

Förslöv/Suedi, 21 janar 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress