Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Dhjetë vjet të punës së suksesshme dhe përmbajtësore të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

Dhjetë vjet të punës së suksesshme dhe përmbajtësore të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

Nga XHAVIT ÇITAKU

Ängelholm, Suedi, 20.11.2021

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi (SHSHASHS) shënoi dhjetëvjetorin e veprimtarisë së saj të begat në fushën e krijimtarisë letrare dhe artisitike. Në këtë ditë të madhe jo vetëm për krijuesit e vyer të kësaj shoqate, morën pjesë një numër i madh edhe i mbështetësve dhe donatarëve që ishin shtyll e fort për mbnarvajtjen dhe aktivitetin përmbjtësor e këtij asosacioni krijues. Në fillim të këtij eventi me një minut heshtje u nderuan anëtarët që tashmë kanë shkuar në amshim.

Libri “ Thesari Kombëtar..” është një eciklopedi për shqiptarët në Suedi

Pas përshëndetjes që ua bëri të pranishmëve nikoqiri i këtij tubimi të rëndësishëm, Rrahman Rrahmani, arkëtar i Kryesisë, fjalën e mori Kryetari i kësaj shoqate Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi,gjatë një dekade ka botuar njëmbëdhjetë libra të “Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi” me mbi shtatë mijë faqe material me vlerë e peshë kombëtare.

Në këta libra  janë përfshi i gjithë aktiviteti i madh, mundi e sakrfica e njerëzve vullnetmirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi. Është fond i gjerë i këtij libri që tashmë janë arkivuar edhe në arkivat shqiptare dhe në institucionet më të larta shtetërore në Kosovë, Shqipëri, Iliridë por edhe në bibliotekat dhe në shkolla suedeze. Më tej ai spikati me konstatimin e shumë njohësve të kohës se ky “Thesar” është një enciklopedi për shqiptarët në Suedi, ndaj në historinë tonë kombëtare vend të rëndësishëm duhet të këtë edhe kjo shoqatë dhe kjo vepër e madhe që do të mbaj gjurmë të një aktviteti të madh të zhvilluar nga bashkatdhetarët tanë në këtë vend të largët. I gjithë aktiviteti i pandërprerë që është zhvilluar me dekada është i bazuar në mijëra dokumente, pastaj janë përfshi të gjitha ndihmat që janë për Kosovën, referime e opinione, intervista, promovime, publikime të mediave, aktivitete e fotografi nga ngjarjet e rëndësishme të shqiptarëve dhe për shqiptarët në mërgatë. Janë organizuar edhe sesione shkencore, në të cilat kanë kontribuar me punimet e tyre intelektual të shquar shqiptar, por edhe të huaj. Libri “Thesari Kombëtar…” do të vazhdoj rrugëtimin etij edhe me numra të tjerë, duke pasuar në këtë mënyrë fondin librar shqiptar, i cili në të ardhmen do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, posaçërisht në atë suedeze.Në fund Hysen Ibrahimi falenderoj të gjithë anëtarët, mbështetësit dhe donatorët që ndikuan në suksesin e madh që ka arritur  kjo shoqatë tashmë e njohur në të gjitha trojet etnike shqiptare, në mërgatë dhe jo vetëm.

Model më i mirë se si punohet për atdhe dhe si duhet atdheu

Bashkimi i mendjeve të ndritura të shqiptarëverreth Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi,për dhjetë vjetë pune e aktiviteti ka ndikuar në pasurimin shpirtëror e mendor tëmërgatës shqiptare kudo në botë, duke kultivuar kulturën, artin, gjuhën, traditën dhe historinë, si argumenti më i mirë për të vazhduar këtë rrugë të trasuar nga gjeneratat e ardhshme. Kjo shoqatë mbajti në këmbë krenarinë kombëtare dhe vlerat e larta shqiptare. Me punën e juaj të madhe, në të mirë të kombit dhe atdheut, jeni bërë pararojë e mërgatës sonë në Evropë. Për ne jeni modeli më i mirë se si punohet për atdheun dhe si duhet atdhu. Duke iu përgëzuar për këtë përvjetor të veprimtarisë suaj, në radhë të parë kombëtare, në krijimin e unitetit dhe dashurisë ndërmjet mërgimtarëve, në emër të Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Gjermani, tha kryetari i saj Maxhun Smajli.

Bilanc i pasur veprash atdhetare, social- kulturore, arsimore, artistike dhe të traditës

Ndërkaq, Viron Kona, anëtar nderi i shoqatës,shkrimtar e publicist i shquar nga Shqipëria,tha se 10- vjetori i themelimit të shoqatës sonë është një ngjarje dhe gëzim i madh yni, por edhe për të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë në Suedi, në Kosovë, Shqipëri, në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë. Kjo ngjarje merr edhe më shumë vlerë e shkëlqim, sepse në këtë përvjetor shoqata vjen me një bilanc të pasur  veprash atdhetare, social- kulturore, arsimore, artistike dhe të traditës. Kontributet dhe veprat tuaja kanë emra konmkret, ato janë qindra libra të botuara nga anëtarët, të cilat, të mbledhura bashkë, përbëjnë një buqetë lulesh të freskëta me aromë humanizmi e shqiptarie, ndërkohë që mes tyre lartësohet vepra madhore e shoqatës“ Thesari Kombëtar”, i cili e jep shkëlqim

të dukshëm gjerdanit të artë shkrimor të shoqatës.Në këto dhjetë vjet, sjell në kujtesë përvojën e mrekullueshme të krijuar nga ju në dobi të arsimit shqip në Suedi, e materrializuar kjo, veçanërisht në tekstet e shkruara nga ju, ato shkollore, shkencore, artistike, leksografike, vizatimore etj, e ku shfaqet kujdesi dhe veprimtarinë tuaja teorike e praktike për të mbajtur gjallë dhe vazhdimisht të freskët gjuhën e bukur shqipe dhe mësimin e saj nga fëmijët dhe të rinjtë. Më tej ai lartëson veprimtaritë e shoqatës që janë të panumërta, përfshi këtu edhe ato të 100 vjetorit të pavarësisë, ato folklorike dhe etnografike, që kanë burim popullin shqiptar në shekuj, veprimtaritë me karakter shkencor e mëmedhetarë, festivalet e poezisë, ekspozitat figurative, ato të veshjeve, të simboleve kombëtare, konceret me raste festash, vepritaritë e përbashkëta me institucionet suedeze në fusha arsimore e kulturore, atom me karakter integrues e dhjetra të tjera që tregojnë nivelin e lartë, zotësit organizative dhe vizionet e përparuara të anëtarëve të shoqatës sonë. Kombi dhe shoqëria shqiptare, do t’ju jetë vazhdimisht mirënjohës për këto vepra dhe veprimtari të kryera, që kanë në themel atdhedashurinë, vëllazërimin, bashkimin dhe ardhmerinë, përfundoi fjalën e tij Viron Kona.

Qindra libra të botuar në zhanre të ndryshme

Se vërtetë kjo shoqatë ka zhvilluar një aktivitet të pasuer e me përmbajtje tregojnë qindra libra të botuara në zhanre të ndryshme si në fushën letrare e artistike, shkollore, shkencore, leksikografike e vizatimore të shkruara nga anëtarët e saj,, . Një numër i madh i anëtarëve për herë të parë filluan të shkruajnë libra në mërgim, për të cilën gjë ka ndikuar edhe jeta e rëndë mërgimtare.Promovimi i këtij fondi kaq të madh krijimesh, të vlerësuara lartë nga kritika letrare, është bërë në të gjitha trojet shqiptare dhe kuptohet edhe në Suedi. Po ashtu vetëm gjatë këtij eventi u promovuan pesëmbëdhjetë libra nga anëtarët e vyer të kësaj shoqate.

Në këtë manifestim u mbajt edhe një orë letrare në të cilën me poeszitë e tyre u paraqiten, Albina Ibrahimi, Donika Sallahu,Luiza Gashi, Adnan Jetullahu, Fetah Bahtiri, Isuf Bajraktari, Emine Hoti, Hysen Ibrahimi, Selami Çitaku, Fahredin Berisha, Remzi Basha,  Bedri Paci. Një duartrokitje frenetike morën fëmijët Edward Krasniqi, Bertina dhe Lorian Imeri për interpretim të shkëlqyeshëm të recitalit “Në zemrën time”. Të njëjtën përshtypje lanë edhe dy vajzat e reja Albina Ibrahimi dhe Donika Sallahu.

Suksesi i shoqatës i lidhur ngusht me emrin e Kryetarit Hysen Ibrahimi

Osman Ahmetgjekaj, Rexhep Jashari, Avdyl Uka, Isuf Bajraktari, Idriz Gashi, Ramadan Hyseni, Emine Hoti, Afërdita Avdyli, Fetah Bahtiri, Remzi Basha, Adem Ahmeti, Isak Bunjaku, Afërdita Hoti dhe folës të tjerë pasi shprehen fjalë admirimi për punën e madhe që ka zhvilluar Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani”, në suksesin e saj të deritashëm e lidhën me emrin e përveçëm të kryetarit të kësaj shoqate z. Hysen Ibrahimi.

Pjesëmarrësit e këtij manifestimi i argëtuan këngëtarët Afërdita Avdyli, Robert Hoti, Premtim Krasniqi, Astrit Shkupolli, Burhan Beqiri,Elton Krasniqi dhe Selami Çitaku.

Për punën e tyre të pakursyer që dhanë anëtarët, mbështetësit dhe donatorët u ndanë dhjetra dekorata.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress