Home » Opinione » DIALOGU I MBRAPSHTË I BRUKSELIT DHE BETONIMI I BARRIKADËS MBI URËN E IBRIT NË MITROVICË

DIALOGU I MBRAPSHTË I BRUKSELIT DHE BETONIMI I BARRIKADËS MBI URËN E IBRIT NË MITROVICË

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe Marrëveshja për normalizimin e
marëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar më 19 prillit 2014 në Bruksel,
sa i përket Kosovës dhe interesave të shqiptarve në Ballkan, paraqesin një keqkuptim
të madh historik.
Sepse, ky Dialog që nga fillimi e deri në mbarim, filloi dhe përfundoi mbrapshtë,
meqë u inicua dhe realizua për interesa të Serbisë dhe për hapjen e rrugës së saj
drejtë Unionit Europian.
Dialogu ishte i pabarabartë dhe që nga fillimi, pala kosovare ishte në hendikep dhe
inferioritet të shumëfishtë, meqë nuk ishte e përgatitur as politikisht e as
profesionalisht dhe në pikëpamje të ekspertizës së domosdoshme për një Dialog të
nivelit të tillë, duke pranuar të dialogoj me Serbinë për çështjen e serbëve të
Kosovës, madje pa i kyçur fare serbët e Kosovës në atë Dialog!

Fataliteti i këtij veprimi ishte anulimi ose mospërfillja e Pavarësisë së shpallur
më 17 shkurt 2008 dhe Sovranitetit të Republikës së Kosovës, nga vet Grupi negociues
i Kosovës, duke pranuar negociata politike, të cilat i (vet)demantonin fillimisht,
duke i quajtur “bisedime për çështje teknike”.
Pra, në Brukselit u pranua Dialogu për çështje të brendëshme shtetërore të Kosovës,
me një shtet tjetër. Ky rast paraqet situatë “sui generis” në marëdhëniet
ndërkombëtare dhe shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare në komunikimin dhe
dialogun midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, ku shpërfillet dhe injorohet
tërësisht sovraniteti i Kosovës.
Pastaj, pala negociuese e Kosovës kishte shkuar në Bruksel “me duar në xhepa”, pa
përgatitur asnjë dosie të shpërnguljes së shqiptarve nga Serbia, karshi palës
negociuese serbe, që kishin dosiet e mbi 240.000 serbëve “të shpërngulur” nga
Kosova, të cilat ishin punuar e përgatitur në mënyrë pedante nga UNHCR-i dhe Qeveria
e Serbisë. Kurse Qeveria e Kosovës nuk kishte asnjë dosie për mbi 30.000 shqiptarët
e shpërngulur nga Serbia në Kosovë!
Vallë, si mund të kuptohet e të sqarohet kjo papërgjegjësi kombëtare e shtetërore
dhe arrogancë e paparë e Grupit Negociator të Kosovës, të udhëhequr nga Edita
Tahiri?

Kush mund të na kuptoj nesër se si ka mundur të ndodhë kjo në fillimshekullin XXI,
kur pretendojmë se ne shqiptarët nuk jemi më analfabet si dikur, kur të tjerët na
sundonin dhe ata e shkruanin dhe përcakton fatin e shqiptarve?

Për të qenë ironia dhe tragjedia edhe më e madhe, në Dialogun e Brukselit askund, me
asnjë fjali të vetme nuk u përmend dhe diskutua fare çështja e shqiptarve në Serbi,
dmth në Luginë të Preshevës!

Vallë, a ka ndokush normal në botën demokratike që mund ta kuptoj veprimin dhe
sjelljen e këtillë të palës kosovare në Dialogun e Brukselit?

Veprimi i këtillë i palës kosovare devijoi në servilizëm të verbër ndaj Serbisë, pa
e paraqitur pozitën e mjerë të shqiptarve në Serbi, së paku për ta balancuar
situatën.
Prandaj edhe me faj tonin kemi fokusimin absolut të opinionit politikbërës
ndërkombëtar vetëm tek serbët e Kosovës, duke e harruar fare çështjen e shqiptarve
të Luginës, si dhe veprimet tekanjoze të serbëve të Kosovës dhe forcave të ndryshme
politike në Serbi lidhur me barrikadat mbi Urën e Ibrit dhe në pjesët tjera të
Mitrovicës së veriut.

Serbia që nga viti 1999 është duke u sjellur sikur Mitrovica e veriut, Zveçani,
Zubin Potoku dhe Leposaviqi të jenë në Serbi, e jo territor i Kosovës.

Prandaj, edhe tani Qeveria e Vuçiqit don ta shtrijë sovranitetin e Serbisë dhe
kontrollin mbi urë, duke e zëvendësuar barrikadën prej zalli, dheu e betoni, me
“lule”, duke deklaruar si “park”, me qëllim që ta mbaj të bllokuar qarkullimin
midis veriut dhe jugut të Mitrovicës, përkatësisht midis shqiptarve dhe serbëve në
Kosovë.
Ky veprim i Serbisë paraqet shkelje flagrante të Pavarësisë, Sovranitetit dhe
integritetit territorial të Kosovës dhe si e tillë, urgjentisht duhet ngritur si
çështje në Këshillin e Sigurimit.
Me këtë veprim, Kosova do ta demaskonte “europianizmin” e Qeverisë aktuale të
Serbisë, si dhe rrugëtimin e saj drejtë anëtarësimit në BE.
Sepse, me heqjen e barrikadës së përmendur nga serbët e Kosovës, që kishte pasuar
pas një emisioni televiziv në TV Mitrovica të Nexhmedin Spahiut, kushtuar çështjes
së qarkullimit të lirë të qytetarëve të Mitrovicës, meqë ndarja është duke ua
vështirësuar jetën të gjithëve, dmth edhe shqiptarve edhe serbëve vendës, sepse,
gërshetimi i jetës së këtij qyteti paraqet një tërësi unike dhe të pandashme: psh
varrezat serbe janë në pjesën jugore, dmth kah “pjesa shqiptare”, kurse varrezat e
shqiptarve gjenden në pjesën veriore, që aktualisht është në duar të serbëve, pastaj
kishat, xhamiat, etj.
Pra, është e gabueshme bindja se Mitrovica na qenka qytet i planifikuar për të qenë
i ndarë, meqë kufi natyror paraqet lumi Ibër, ashtu si ndodhi dikur me Mostarin, ku
madje u bombardua dhe shkatërrua Ura e njohur e Mostarit, mbi lumin Neretva, duke
ndërprerë kështu komunikimin midis dy pjesëve të pandashme të këtij qytetit, që
barrikadat e kishin ndarë etnikisht: në pjesën e Boshnjakëve dhe atë të Kroatëve.
Unë pata rastin që, në Panairin e organizuar nga CHF (USAID) në vitin 2010 të
qëndroj katër ditë në Mostar dhe një ditë në Sarajevë, ku i kam mbaruar studimet në
vitin 1978. Kështu, mu dha rasti që ta shikoj nga afër realitetin e krijuar pas
luftës.
Situata ishte e tmerrëshme, edhepse ishin hequr barrikadat e dikurëshme misis pjesës
Boshnjake dhe asaj Kroate të Mostarit, si dhe ishte ndërtuar Ura mbi Neretvë, pa të
cilën qarkulliminmidis dy pjesëve të qytetit ishte pamundësuar plotësisht.
Por, edhepse dy pjesët etnike të Mostarit tani i ndanë vetëm një rrygë dykahëshe, që
nuk është më e gjërë se psh. rruga e Prishtinês për Gërmi, megjithatë ndarja e
qytetit tani ishte ndarje politike dhe administrative: njëra pjesë i takon Federatës
së Bosnës, kurse tjetra asaj Kroate.
Druaj se edhe “lulet” dhe “parku” i Qeverisë së Serbisë mbi lumin Ibër në Mitrovicë,
që po ndërtohet menjëherë pas heqjes së barrikadës nga dheu e rëra, që e bënë serbët
vendas, tregon qartë pretendimet ekspansioniste të Serbisë ndaj territorit shtetëror
të Republikës së Kosovës.
Serbët e Kosovës, siç u dëshmua në këtë rast me lojrat mbi Urën e Ibrit, janë
viktimë e asaj politike të Serbisë, e cila i ka instrumentalizuar dhe viktimizuar
serbët e Kosovës qysh nga periudha e komunizmit dhe shpikjes makabre të të
ashtuquajturit “presion të nacionalistëve dge irredentistëve shqiptarë mvi serbët
dhe malazezët e Kosovës!”

Këtë sutuatë e ushqeu dhe shfrytëzoi maksimalisht nacionalizmi serbomash në krye me
Sllobodan Millosheviqit, marshimit të të cilit drejtë shkatërrimit të ish
Jugosllavisë, që filloi me Kosovën dhe shkaktoi luftra të përgjakëshme në Kroaci dhe
Bosne dhe përfundoi me bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në Serbi dhe Kosovë.

Por, si dikur që klasa politike e komunistëve shqiptarë në krye me Fadil Hoxhës,
Xhavit Nimanin, Veli Devën, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin, etj. të cilët nuk e
kuptonin se lufta e përmendur kundër kinse nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar,
si dhe kundër “presioneve” të shpifura ndaj serbëve dhe malazezëve në Kosovë, ishte
pretekst për rrënimin e autonomisë së brishtë kosovare dhe statusit të atëhershëm të
Kosovës si pjesë konstituive e Federatës Jugosllave, se ishte drejtuar kundër
barazisë dhe mirëqenies së shqiptarve.

Mjerisht, edhe politika aktuale e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e saj, në këtë
fillimshekull XXI dhe 15 vjet pas përzënies së ushtriaë dhe policisë e regjimit serb
nga Kosova, si dhe gjashtë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt
2008, megjithatë lejuan që të zhvillohet Dialogu i Brukselit në mbi 25 raunde dhe të
nënshkruhet Marrëveshja e 19 prillit 2013 në Bruksel, pa përfshirjen e serbëve të
Kosovës, të cilët janë të interesuar dhe motivuar që të jetojnë në paqë e mirëqenie
me fqinjtë e vet shqiptarë, ashtu si kanë jetuar me shekuj, sidomos pjesa e serbëve
këndej Ibrit, dnth në enklava, që përbën mbi 2/3 e numrit të gjithëmbarshëm të
serbëve në Kosovë. Sikur të ishin përfshirë këta në Dialogun e Serbisë dhe të
kushtëzohej përfshirja e shqiptarve të Luginês së Preshevës në Grupin negociator të
Serbisë, do të topitej dhe relativizohej ndikimi ekspansionist i Serbisë mbi
Kosovën, duke realizuar kështu edhe parimin e reciprocitetit të të drejtave të
serbëve të Kosovës me ato të ahqiptarve në Serbi.

Mjerisht, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, klasa aktuale politike e Kosovës, e sidomos
Grupi negociator i kryesuar nga Edita Tahiri, që ishte emëruar e mvështetur nga
Qeveria Thaçi, si dhe vet Kryeministri Thaçi, kishin pranuar një rol servilizmi të
verbër dhe të pakuptueshëm ndaj Serbisë, duke u vënë në shërbim të saj dhe në dëm të
interesave të shqiptarve në përgjithësi, e sidomos u vunë në dëm të Pavarësisë dhe
Sovranitetit të Republikës së Kosovës, në veçanti.
Pra, ashtu si dikur udhëheqësit komunistë të Kosovës në ish Jugosllavi, me ose pa
vetëdie, përkatësiaht me ose pa dashje ishin vënë në shërbim të ekspansionizmit
serbomadh, duke e luftuar “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, të bindur se
janë në rrugë të drejtë dhe se janë duke vepruar në interes të shqiptarve, dosa prej
të cilëve, madje edhe sot pretendojnë se ishin dhe janë patriotë të mirëfilltë
shqiptarë, ashtu edhe sot e kësaj dite Qeveria e Kosovës koncesionet antikosovare
dhe antishqiptare ndaj Serbisë mundohej të na i shesê si “përparim”, “europianizëm”,
etj, siç e kishin gojën plotë funksionarët dhe udhëheqêsit e dijurshëm komunistë të
Kosovës me “jugosllacizëm”, etj.
Fitohet përshtypja sot se Kosovës, me gjithë këtë krim të organizuar, korrupsion e
keqqeverisje, na i paska mbetur roli dhe misioni i saj për mbrojtjen e
“europianizmit”!

Por, derisa e dijmë se në regjimin komunist kundërvënia ndaj politikës së
atëherëshme të LKJ-së dhe kreut shtetërorë të Jugosllavisë dhe Serbisë kishte pasoja
të reezikëshme dhe burgosje, siç ishte rasti i Azem Vllasit, Aziz Abrashit, Ukahin
Hotit, Burhan Kavajës, grupeve të ndryshme politike, etj. disa prej të cilëve edhe u
likuiduan “pa nam e nishan”, Gashim Thaçin dge Grupin e tij negociator, çka i trembi
kaq shumë në Dialogun e Brukselit, për t’u vënë aq shumë në shërbim të interesave të
Serbisë, që Qeveria e ardhëshme e Kosovës duhet t’i korrigjoj duje vendosur kritere
dhe parime të tjera në bisedimet me Serbinë, duje ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur
e të përdhosur shtetëror Kosovës.

Derisa frikën e udhëheqësve të përmendur komunistë deri dikund jemi në gjendje ta
kuptojmë, sepse ishin të rrezikuar edhe fizikisht nga UDB-a famëkeqe dhe organet e
sigurimit shtetëror antishqiptar, vallë, Hashim Thaçi, Edita Tahiri dhe të tjerët,
nda kush u frikuan, kur dihet se këta nuk mund të arrestohen dhe nuk janë nën
mëshirën e organeve të Serbisë, meqë tani jetojmë në Kosovën e lirë dhe të Pavarur e
Sovrane?

Pra, Qeverinë e re që do ta formoj mazhoranca e dalur nga zgjedhjet e parakohëshme
parlamentare e 8 qershorit 2014, e presin punë të mëdha në rivendosjen e dinjitetit
shtetërorë të Republikës së Kosovës në Dialogun e Brukselit dhe të riafirmimit dge
mbrojthes dinjitoze të interesave kombëtare të shqiptarve kudo që janë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch