Home » Lajme » Diaspor – Myslimanët në Gjermani – Shumë më tepër sesa agjërim

Diaspor – Myslimanët në Gjermani – Shumë më tepër sesa agjërim

Megjithë sakrificat e shumta, ajo që mund të dëgjosh prej myslimanëve është se ramazani është një muaj i shenjtë dhe më shumë se vetëm një festë. Në ramazan njerëzit organizojnë shumë gjëra. Këtë mund ta vëresh edhe në pjesën e Bonit Bad-Godesberg, ku jetojnë rreth 30.000 myslimanë.

Në treg mund të gjesh gjëra të ndryshme nga vendet arabe, që shijojnë shumë mirë. “Ramazani është për ne një muaj i shenjtë kur duhet të ndihmosh edhe gruan në përgatitjen e ushqimit, sepse edhe ajo agjëron. Të ndihmosh është një ndjenjë e mirë”, thotë Yameni i cili ka dalur në treg së bashku me të birin për të blerë ushqime për ramazan.

Ramazani ndjenjë e pastërtisë shpirtërore dhe e bashkëjetesës

Shumë prej njerëzve të mbledhur në treg blejnë gjëra ushqimore dhe veshmbathje. Në fakt, shumë prej tyre, blejnë më shumë se që kanë nevojë për familjet e tyre të vogla. “Tani presim edhe mysafirë”, shpjegon Yamini duke shtuar se mysafirët në muajin e ramazanit vitjnë gati çdo ditë.

Ramazani është një ndjenjë e pastërtisë shpirtërore dhe e bashkëjetesës. Një festë ku jepet dhe merret. “Kur të kesh uri, atëherë e sheh se si jetojnë në fakt ata të cilët nuk kanë mjaft të hanë. Kjo të bën që të ndihmosh edhe të tjerët, njerëzit që kanë nevojë”, pohon ai.

Gjatë muajit Ramazan intensifikohen takimet me besimtarët e tjerë

Yamen dhe gruaja e tij shpesh shkojnë edhe në xhami ku takohen me besimtarët tjerë dhe luten. Aty mblidhen dhe studentë. Yameni me familje largohet nga tregu me çantat plot me gjëra. Kështu veprojnë edhe besimtarët tjerë. Shumë prej tyre kanë blerë edhe ëmbëlsira. Një 12 vjeçar thotë se kësaj radhe do të agjërojë për herë të parë.

“Nuk është tepër vështirë. Vetëm kur bën sport është vështirë, sepse nuk mund të pish ujë. Prandaj kam vendosur që këtë muaj të rri në shtëpi”, thotë ai.

Shumë restorante në Bad Godesberg do të jenë këtë muaj të hapura deri në dy pas mesnate. Yamani thotë se ai dhe bashkëshortja e tij agjërojnë që nga mosha 10 vjeçare – vullnetarisht. (DW)

With no restrictions on your time or what you essaysheaven.com could do, think of the ideas you could come up with and the things you could learn about

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch