Home » Ndërkombëtare, Sport » Diaspora Ajeti: Emocionuese nëse luajmë tre vëllezërit për Shqipërinë

Diaspora Ajeti: Emocionuese nëse luajmë tre vëllezërit për Shqipërinë

Albian AjetiNjëri ndër talentët shqiptar të futbollit në Zvicër është Albian Ajeti.

Ajeti është vetëm 18-vjeçar dhe ka zhvilluar disa ndeshje me ekipin e parë të Baselit. Albiani luan si sulmues dhe është paraqitur për grupmoshat e Zvicrës, por së fundi është pajisur me pasaportë shqiptare. Futbollisti i lindur në Basel, ka thënë se synimi i tij momental është të ketë më shumë minutazh, derisa për albinfo flet edhe për Shqipërinë.

“Unë jam shumë i kënaqur me ekipin e Baselit. Synimi im është të kem më shumë minutazh dhe unë jam i gatshëm të jepi kontributim tim për gjithçka”, deklaroi në fillim Ajeti. Ai beson se mund të përsëritin suksesin e edicionit të kaluar. “Besoj se mund të përsëritim suksesin, pasi jemi ekipi më cilësor në Zvicër. Kurse në Ligën e Evropës është të shkojmë sa më larg. E kemi filluar mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, theksoi futbollisti i talentuar. Ai është pajisur me pasaportë shqiptarë dhe pret ftesë nga përzgjedhësi Gianni De Biasi.

“Po, jam pajisur me pasaportë shqiptare, por Shqipëria ende njëherë nuk ka shprehur interes për ne. Do të shohim”. Për Shqipërinë luan vëllai i tij Arlind Ajeti, derisa me pasaportë shqiptare është pajisur edhe vëalli tjetër Adonisi.

12179745_993560814022906_1092386914_n

“Do të ishte shumë emocionuese që të luajmë të tre vëllezërit Ajeti së bashku për Shqipërinë”, nënvizoi Albiani, i cili foli edhe për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian në Francë.

“Shqipëria ka ngritje të madhe këtë vit. Unë jam shumë i lumtur që janë kualifikuar. Besoj se e kanë merituar. Shqipëria shpresoj që me Zvicrën të mos takohen në grupe, por të jenë në gjysmëfinale ose finale”, përfundoi sulmuesi i Baselit

albinifo logo

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch