Home » Lajme » DIASPORA -Austriakët kundër deportimit të familjes kosovare

DIASPORA -Austriakët kundër deportimit të familjes kosovare

Autoritetet austriake këto ditë kanë urdhëruar deportimin e një familje nga Kosova, edhe pse ajo po jetonte më shumë se 6 vite në Vjenë dhe ishte tërësisht e integruar. 

Bëhet fjalë për familjen Hasani, e cila para gjashtë viteve kishte mbërritur dhe kishte përfituar statusin e azilit në Austri. Mirëpo ditëve të fundit, në adresën e tyre të banesës kishte mbërritur një letër që rekomandonte lëshimin e Austrisë dhe kthimin në Kosovë.

Në rast të kundërt, kjo familje është kërcënuar se në mënyrë ligjore do të mbyllet në burgun për ekstradim më pas në Kosovë.

Çifti Përparimi (30) dhe Fikretja (27) shpjegojnë se ata nuk kanë ku të shkojnë në Kosovë, ngase ata nu kanë shtëpi dhe kanë humbur tërë pasurinë që e kanë pasur para luftës.

Banorët e lagjes së Vjenës ku po jetonte çifti kanë apeluar që kjo familje të mos deportohet në Kosovë, pasi që është një shembull për emigrantët e huaj. Qindra austriak i kanë shkruar autoriteteve komunale, presidentit dhe kryeministrit austriak për të mos lejuar largimin e kësaj familje shqiptare drejt Kosovës. Autoritetet për çështjet e emigrantëve i kanë rekomanduar kësaj familje që të aplikojë për vizë humanitare, por kjo është vlerësuar vetëm si një grackë që do të mashtrojë këtë familje dhe do ta largojë më pas drejt Kosovës. (A.Martini/INA)

In this video, teen book reviewer fantastic magical explains why reading http://writemyessay4me.org/ the book was a valuable experience to her, as a person who is not native american herself

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch