Home » Lajme, Vendore » Diaspora nga Zvicra e mirëpret për vizitë Shaip Kamberin

Diaspora nga Zvicra e mirëpret për vizitë Shaip Kamberin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, do të qëndroj për takim me mërgimtarët e komunës së Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicërr, bëhet e ditur nga kabineti i të parit të Bujanocit.

Takimi do të mbahet më 30 Prill, prej orës 15:00, në hapsirat e RTV Syri Blue, Bielstrasse 80, 4500 Solothurn, njofton rtvpresheva.com.

Tashmë nga janari në kuadër të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, funskionon edhe Zyra për Diasporë, fton të gjithë përfaqësuesit e Shoqatave të Bujanocit që veprojnë në Zvicër dhe të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit që ndodhen atje, të marin pjesë në këtë takim. Siç merr vesh rtvpresheva.com te mërgata jonë jo vetëm nga Bujanoca por edhe nga Presheva, Medvegja dhe trojet tjera shqiptare po mbretëron interesim mjaft i madh për tu takuar me kryetarin Kamberi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch