Home » Lajme » Diaspora Shqiptare në Amerikë po e vë gishtin mbi plagën e Çamerisë

Diaspora Shqiptare në Amerikë po e vë gishtin mbi plagën e Çamerisë

Organaizata Shqipataro-Amerikane Çameria në Çikago përkujtoi 67-vjetorin e orëve vrastare dhe të gjenocidit helen të Çamerisë shqiptare.

 

Në qendrën kulturore shqiptare kishin ardhur shumë veprimtarë nga trevat etnike në nderim të kujtimit të orëve ugorëzeza dhe të paparë që bënë forcat ushtarake dhe politika e egër e kohës greke kundër Çamerisë.

Tubimin e hapi Rasim Robja,veprimtar i dalluar çam dhe dëshmitar i orëve vrastare të Çamerisë.Ky veprimtar ishte dhjetëvjeqar kur e pa me sytë e tij tërë kalvarin e vdekjes dhe të skenave të masakrës dhe të dëbimit të çamëve nga toka e tyre.Edhe këso kohe,me peshën e emocioneve,ai ngriti zërin e arsyes se para syve të Europës demokratike,ata që na vranë dhe na dëbuan,as sot nuk na lejojnë që të vizitojmë tokën tonë.Ka ardhur koha tha Robja që insitutcionet e shtetit shqiptar dhe insitutcionet relevante ndërkombëtare të prira nga SHBA-ja një ditë të vë pikë zgjidhjes së problemit të Çamerisë.Në tubimin e sotëm foli Rasim Bebo,i cili duke elaboruar rrjedhat historike të kohës theksoi se Diaspora Shqiptare në Amerikë po e vë gishtin mbi plagën e Çamerisë.Historia e Çamerisë është plotë me dhimbje ashtu si Kosova dikur nëpër kohën tonë të rëndë.Për çastin aktual,z.Bebo përmendi disa nga segmentet tjerë të jetës shqiptare.Pse lejohet Janulltas të bëjë ,,politikë,,dhe kaq shumë po e gërryen tokën dhe jetën tonë shqiptare e institucionet tona i kanë mbyllur sytë para tij,pyeti z.Bebo.Këtë njeri shpiun që nuk ka aspak lidhje me fenë shpirtërore ortodokse e solii regjimi Ramiz Alisë dhe të përkrahur nga sejmenet e tij.E kohës,njeriut ndjellakeq Janullatos duhet ti thuhet shko nga Shqipëria!

Në tubimin e sotëm Jusuf Azemi,veprimtar tash e pesëdhjetëvjetë në shërbim të kombit kishte sjellë me vete Hartën Etnike Shqiptare dhe kërkoi që saherë flitet për çështjen shqiptare dhe të Çamerisë,të shpalohet harta jonë kombëtare dhe në duart tona tërë rrjedhën e drejtë dhe të argumentuar të historisë.Çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është zgjiidhur.Me proceset e reja demokratike sikur dikush po bënë sehir para syve tanë.Çameria po del nga pluhuri i harresës politike të kohës.Ajo tashmë po flet e po thërret me një zë të kombit,prandaj duhet të jemi më afër saj,tha z.Azemi.Për orët e kujtimit të Çamerisë folën shumë veprimtarë tjerë si Ilaz kadriu,Skënder Karaçica,Ilaz Dragovoja,Ilir Ademi dhe të tjerë.Ndërkaq,aktori i komunitetit shqiptar Pajazit Murtishi recitoi fragmente nga poezia e poetit Naim Frashëri.

Talk to others www.essaysheaven.com who have transitioned into a similar role

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch