Home » Lajme, Ndërkombëtare » Diaspora shqiptare në Kroaci ndihmon Shqipërinë

Diaspora shqiptare në Kroaci ndihmon Shqipërinë

Tërmeti në Shqipëri ka bërë që shqiptarët anembanë botës të mobilizohen për t`u dalë në ndihmë atyre që humben shtëpitë e tyre.

Edhe shqiptarët e Kroacisë janë duke u munduar që me forcat e tyre të mbledhin sadopak ndihma financiare dhe humanitare për t`i dërguar atje.

Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës së Shqipërisë:

DIASPORA SHQIPTARE NË KROACI, E MOBILIZUAR NË MBËSHTETJE TË SHQIPËRISË

Diaspora shqiptare në mbarë Kroacinë: Unioni i Shqiptarëve, Bashkësia Shqiptare e Rijekës, Lidhja e Shqiptarëve në Botë, Bashkësia Shqiptare e Bjellovarit, Këshillat e Shqiptarëve në Zagreb, Osijek, Istria, Varazhdin, Misioni Katolik Shqiptar….. por edhe shumë shoqata te tjera, si dhe individë, janë angazhuar fort për të mbështetur me ndihma humanitare dhe financiare Shqipërinë, në përballimin e situatës së rëndë që shkaktoi tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

FALEMINDERIT !

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch