Home » Lajme » DIASPORA :Xhami dhe Qendër islamike në Grenchen të Zvicrës

DIASPORA :Xhami dhe Qendër islamike në Grenchen të Zvicrës

Bashkatdhetarët tanë nga të gjitha trojet shqiptare, me punë të përkohshme në rajonin e qytetit Grenchen, të Solloturnit në Zvicër, që i takojnë besimit islam, të mbështetur edhe nga pjestar të tjerë të besimit islam, kanë vendosur që të ndërtojnë një xhami me të gjitha objektet tjera përcjellëse për të qenë një qendër e vërtetë islamike në këtë pjesë të Zvicrës.

Për këtë qëllim, ata kanë grumbulluar një sasi të konsideruar të mjeteve dhe kanë blerë truallin për ndërtimin e kësaj qendre islamike, duke siguruar edhe leje ndërtimi nga autoritetet zvicerane.

Derisa të ndërtohet dhe të vihet në funksion kjo qendër islamike, besimtarët janë duke shfrytëzuar disa ambiente të tjera, jo aq të përshtatshme.

Këshilli për ndërtimin e xhamisë dhe qendrës islamike, Ferid Sulejmani, me prejardhje nga Tërnava e Preshëvës, lidhur me këtë iniciativë u shpreh:”Që para dy viteve kemi blerë truallin dhe në ndërkohë kemi siguruar edhe lejen e ndërtimit nga autoritetet zvicerane dhe planifikojmë që ndërtimi të fillojë nga mesi i muajit dhjetor të këtij viti. Vlera e objektit sipas parallogarisë tonë arrin në 1.5 milion franga zvicerane, ndërsa për truallin kemi shpenzuar afro gjysmë millioni franga. Në këtë rajon kemi rreth 400 familje shqiptare-myslimane, që maksimalisht do ta mbështesin këtë projekt, sepse ky objekt nuk do të shërbejë vetëm si xhami, por do të jetë edhe qendër kulturore e arsimore e sportive për shqiptarët, e sidomos për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë”.

Anëtar i Këshillit të xhamisë është edhe 82 vjeçari Faredin Arifi nga Rahovica e Preshevës, i cili bashkë më anëtarët tjerë të Këshillit ndihet “i ri” deri në përfundim të këtij projekti madhor për besimtarët dhe bashkatdhetarët në përgjithësi. “Do të jem i rehatshëm, kur të përfundojë ky objekt dhe të vihet në funksion”-tha 82 vjeçari Faredin Arifi.

Ndërkaq, Reshat Osmani nga Tërrnoci i Bujanocit, rikujton fillimet e nismës për ndërtimin e xhamisë, ku kanë hasë në mirëkuptim ndër bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë rajon, duke faleminderuar edhe autoritetet zvicerane për mirëkuptimin që kanë treguar për këtë objekt të rëndësishëm për mërgimtarët. “Duke pas parasysh se rinia ka marrë rrugë jo aq të pëlqyeshme, konsiderojmë se me ndërtimin e kësaj qendre islamike, qendër fetare, kulturore, arsimore e sportive, do të mundemi që ta edukojmë edhe më mirë rininë tonë, për të mos i rrëmbyer devijimi dhe dukuritë devijante që po marrin hov gjithnjë e më shumë”-përfundoi Reshat Osmani. (INA)

This allows students to offer up questions they have about the information, excellent online writing help ideas or the evidence

4 Responses

  1. arben thotë:

    zoti juv ndimoft nje ide e mir po ndashte kishte qen ma mir edhe me ndertu ne preshev digjka per njerzit me pas pun naj fabrik me punsu naj familje se njerzit hekin per buk ne lugin

  2. Bajram Ibrahimi thotë:

    bala

    ide e mire , por akoma me e mire kishte qene sikur keta zoterinje te kishin marre ndonji iniciative per te ndertuar nje shkolle fillore atje pasi qe paska mjafte shqiptare atje, e sa i perket xhamise bon e dhe me vone me e ndertue!pe momentin nese dojne ata munden me i krye obligimet edhe neper shtepijat e tyre!

    Pershendetje!

  3. kaqik thotë:

    pershendetje redaksi e nderuar flm per ket botim degjo ti BAJRAM IBRAHIMI shko ndrroje emrin lirisht leje dragan a qysh dush mos e kurit emrin kan than emrin babush e punen kerkush edhe ti kerkushi hiq a marre turp duhet met ardhen cka flet islami sasht kunder shkolles mos bani perqarje njerzit si ti na kan lan mas shum i strupullt qenke.

  4. adelina thotë:

    tung shum ide emir pershendetje vertet ja vlen me ndertu shtepia te ZOTIT sepse aty edukohen femijet dhe brezat tan rreplik ndaj ty arben mos thuaj lugin por kosov lindore dhe fabrika jemi mush po cka pot duhen kur aty punsohen te ngjofshmit tip mongoel.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch