Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » ‘‘Dielli Demokristian’’, revistë në formë elektronike e redaktuar nga vullnetarë në Vjenë

‘‘Dielli Demokristian’’, revistë në formë elektronike e redaktuar nga vullnetarë në Vjenë

Kjo revistë botohet një herë në tre muaj. Numri i saj i parë u editua para shtatë viteve, në qershor 2010. Për më shumë, kjo është hera e njëzetë e tre-të që para jush sjellim edhe një verzion të shkurtër të revistës sonë edhe në gjuhën gjermane, të përkthyer nga studenti shqiptar në Vjenë, Mark Marku, si dhe vetë autorët e disa shkrimeve. Shpresojmë se do të jemi në gjendje që të vazhdojmë kështu edhe me numrat e radhës.

Me besimin se përmbajtja dhe forma e këtij buletini do të ju pëlqejë, ju sugjerojmë që atë ta lexoni, analizoni dhe komentoni. Mirëpresim opinionet dhe komentet tuaja. Ndjehuni të lirë të shpërndani këtë revistë tek të gjithë miqtë tuaj, qoftë në Austri, Gjermani, Zvicër,  SHBA, Shqipëri, Kosovë apo gjetiu, për të cilën mendoni se këto informata do të ishin me interes.

Me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që dërguan shkrimet e tyre dhe kontribuan për botimin e kësaj reviste. Numri i radhës i revistës në formë elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’, Vjenë në formë elektonike dhe të printuar do të botohet në mars të vitit 2018.

Paraprakisht ju falënderojmë për shpëndarjen e revistës sonë dhe tuajën!

Urime Festat e Fundvitit!

Me respekt,
këshilli redaktues i revistës elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’
Vjenë, 16 dhjetor 2017

Dielli – Klikoni per tu hapur

Dielli2 – Gjermanisht

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch