Home » Lajme, Opinione » Dikush thoit, tjetri patkoit!?

Dikush thoit, tjetri patkoit!?

Nga XHAVIT ÇITAKU
Ditë të ftohta janari po mbretërojnë këto ditë në Kosovë, por me gjakra të tensionit të lartë politik si asnjëherë më parë. Janë shpallur zgjedhjet dhe në të njëjtën kohë janë shpallur edhe listat e kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur si përfaqësuses të popullit në organin më të lartë legjislativ të vendit tonë. Në debate politike, por edhe në opinion doli konstatimi se në këto lista shumë pak ka emra të rinj dhe shikuar nga prizmi se sa do të mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës në republikën e Kosovës, duke llogaritur aftësitë e tyre dhe angazhimin në legjislaturat e kaluara, për shumicën e tyre nuk u thanë fjalë miradije. Derisa ende po vazhdojnë debate e polemika se cila parti ka kandidatë më të mirë e me dinjitet, tani doli edhe problemi tjetër se 47 kandidatë të propozuar nga subjektet politike kanë shkelur ligjin dhe se ata bazuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por edhe të verifikimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe vendimit të KQZ, ata nuk kanë të drejt të zgjedhen deputet.
Ekspertet e së drejtës me interpretime të ndryshme
Për t’u qartësuar kjo situatë e re e krijuar nga vendimet gjyqësore dhe nga Kushtetuesja, në debate e analiza të ndryshme, por edhe me opinionet e tyre, në mjetet e informimit po inkuadrohen edhe ekspert dhe njohës të së drejtës dhe të aktit më të lartë juridik, Kushtetutës. Me gjithë përpjekjet e tyre që me ” fakte” të bindin opinionin e më së shumti partit politike dhe simpatizantët e tyre, kjo sikur nuk po mjafton ngaqë interpretimet janë të ndryshme. Kjo gjë po shkakton huti dhe me të drejt shtrohet pyetja se a nuk janë ligjet e nenet e tyre të qarta, apo është në pyetje diçka tjetër, diçka që ka një prapavijë tjetër të qëllimshme, por mund të thuhet edhe të rrezikshme. Eksperti ose e njeh mirë fushën në të cilën pandeh se ka njohuri të mjaftueshme, ose flet gjera periferike të lexuara kalimthi që nuk ta mbushin mendjen se ka drejtë për atë çka flet. Kjo po ndodh hëpërhë në vendin tonë dhe kjo edhe më shumë po i trazon, po shqetëson e po dezieorenton qytetarët tanë. Ta zëmë mendimin e një ekspertit ë së drejtës kur thotë, ndër të tjera, se aktgjykimi i formës së prerë nuk ka pasur pasoja për një person të caktuar, ndërsa tjetri konstaton se Kushtetuesja e ka thënë qartë se ai që ka kryer vepër penale në tri vjetët e fundit dhe aktgjykimi është i plotfuqishëm, atëherë ata kandidatö nuk kanö tö drejtë të marrin postin e deputetit. Me një fjalë, dikush po i bie patkoit e tjetri thoit pa menduar mirë se këto interpretime të ndryshme vetëm sa e tensionojnë situatën edhe ashtu të acaruar kohë të gjatë. Ç’është edhe më keq lidhur me aktgjykimin e Gjykatës kushtetuese po i “ fusin” hiundët edhe të tjerët që nuk kanë lidhe me fushën e së drejtës e në këtë kontekst të Kushtetutës, siç është bie fjala edhe historian. Në praktikën e proceseve gjyqësore avokatët bëjnë përpjekje maksimale dhe provojnë çdo mjet juridik, bile edhe duke interpretuar në forma të ndryshme ligjet në fuqi, me të vetmin qëllim për të mbrojtur klientët t tyre. Mirëpo, në rastin konkret ne kemi një interpretim të qartë nga Kushtetuesja dhe Këshilli Gjyqësor lidhur me kandidimin për deputet të atyre që kanë pasur problem me ligjin dhe vendimin e KQZ. Edhe për këto mund të ushtrohet ankesë dhe deri atëherë vetëm mund të supozohet se çfarë vendimi përfundimtar mund të merret në shkallë të dytë.
Aktgjykimi i Kushtetuesës është ligj dhe si i tillë duhet të respektohet
Ende nuk ishte marrë kurrfarë vendimi rreth çertifikimit të kandidatëve që do të garojnë për të marrë mandatin e deputetit , por linçimet, ofendimet e kërcënimet nga Kryetares së KQZ, Valdete Daka, kishin filluar në mënyrën më të vrazhdë, jo vetëm nga simpatizantë, por edhe nga zyrtar të lartë partiak . Pra, këta zyrtar pa pasur kurrfarë informacioni të drejtpërdrejtë nga KQZ se është marrë një vendim i caktuar aktivizuan strukturat e tyre për të zhvilluar një luftë tepër të rrezikshme ndaj një organi legjitim, përkatësisht udhëheqësin e saj pa pasur asnjë argument të vetëm se ka vendosur për diçka që fare nuk ka qenë lëndë shyrtimi në KQZ. Që e keqja të jetë edhe më e madhe u kërkua edhe dorëheqja e saj, nga një organ i pavarur, që duhet, po ashtu, të marrë vendime të pavarura. Çfardo që të vendoset në këtë organ, tek e fundit, vendimi është kolektiv, që do të thotë, se Valdete Daka e ka vetëm një votë dhe se nuk ka kurrfarë kompetence për të ndikuar në rezultatin e vendimeve që merren në KQZ. Me dukët se është tepër e ulët një veprim, apo një sulm që i bëhet, në rend të parë, një gruaje, e të mos thuhet asnjë fjalë për anëtarët tjerë të këtij organi
Pasi zyra për regjistrim iu kishte drejtuar subjekteve politike që të heqin nga lista kandidatët që kanë probleme me ligjin, disa respektuan dhe vepruan sipas atij rekomandimi, por disa të tjera nuk e përfillën këtë shkresë. Megjithatë, KQZ çertifikoi të gjithë kandidatët, por jo edhe 47 të tjerë që kanë telashe me ligjin. Ky vendim i sotëm buron nga aktgjykimi i Kushtetuesës, ndaj të cilit nuk mund të apelohet, por vetëm duhet të respektohet dhe zbatohet. Mbetët të shihet se ata që pretendojnë të marrin përgjegjësi si do të sillen karshi vendimeve të organeve gjyqësore dhe organeve tjera vendimarrëse.
Presidentja është e para që duhet ta respektoj aktgjykimin e Kushtetuesës!
I mirë apo i keq Gjykata Kushtetuese e ka marrë një aktgjykim me të cilin, pos tjerash, ua ndalon të gjithë atyre që pretendojnë të kandidojnë për deputet nëse në tre vjetët e fundit për një vepër penale kanë aktgjykim të formës së prerë. Kjo është e qartë dhe për këtë askush nuk mund të ushtrojë ndonjë mjet tjetër jridik për të apeluar atë dmth se ai aktgjykim vetëm duhet të respektohet. E para që do të duhej të bënte këtë punë është Vjosa Osmani, U.D. së kryetarit, e cila duke iu drejtuar qytetarëve doli haptas në kundërshtim të plot me Kushtetuesën pasi që publikisht kërcënoi Komisionin zgjedhor, posaçërisht kryetaren e saj Valdete Daka, për të vetmin shkas se po e mbronë një aktgjykim për të cilën është e obliguar ose do të mund të këtë pasoja juridike. Apo thënë shqip e shkurt Vjosa Osmani po kërkon të punohet kundërligjshëm dhe kësisoj po tregon haptas për konflikt interesi. Për këtë veprim që ka bërë Gjykata Kushtetuese do të mund të merrë veprime për të aktivizuar Prokurorinë e Shtetit për të ngritur aktakuza ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë aktgjykimin, por edhe ndaj atyre që bëjnë presion për të vepruar e marrë vendime të kundërligjshme. Për mua është shumë simptomatike fakti se si një doktoresh në fushën e jurisprudencës nuk ka një ndjenjë respekti ndaj atij akgjykimi.Thënë konkretisht, si mund të besohet se nëse Vjosa Osmani merr postin e presidentit do të jetë unifikuese e gjithë spektrit politik në vend me këto sjellje të njëanshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch