Home » Lajme, Vendore » Dinari sot ka vazhduar rënien kundrejt euros edhe atë 0,1 %

Dinari sot ka vazhduar rënien kundrejt euros edhe atë 0,1 %

Dollari fotoDinari sot ka vazhduar rënien kundrejt euros edhe atë 0,1 % , ose për 7 pare , kështu që kursi i mesëm zyrtarë është 115,84 din për një euro , ka njoftuar banka popullore e Serbisë. Dinari kundrejt valutës evropiane është dobësuar për 0,2 % sesa para një muaji, kur në të njëjtën ditë të viti të kaluar i bie të jetë 1,5 % më i dobët. Kursi indikativ kundrejt dollarit është dobësuar për 0,2 % dhe kap vlerën 84, 7 din për një dollar amerikan. Dinari kundrejt dollarit amerikan vlen 0,2 % më shumë në raport mujor , ndërsa 3,7 % më shumë në nivel vjetor. Vlera më e ultë e dinarit kundrejt euros këtë vit ka qenë më 28 janar , kur kursi i mesëm ka qenë 115,98 din për një euro , ndërsa vlera më e lartë e din ka qenë më 1 janar , kur një euro është këmbyer për 114,54 din.

Nga fillimi i vitit banka popullore e Serbisë ka blerë 180 milion euro , dhe ka shitur 820 milion euro në tregun ndër bankarë  devizor , në mënyrë që të ndërpresë  oscilimet ditore të kursit. Ndërkaq dinari pritet të forcohet gjatë këtij muaji kur dhe fillon ardhja e bashkatdhetarëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch