Home » Kulturë » Diogjeni – disa anekdota

Diogjeni – disa anekdota

 

AristipusDiogjeni[1]

Filozofi hedonist Aristipus, me anë të lajkave të vazhdueshme, arriti të zerë një post të mirë në oborrin e Dionisit, tiranit të Sirakuzës. Një ditë, ai e pa Diogjenin duke përgatitur një ushqim të thjeshtë me bishtaja. Me keqardhje, i tha:

 

 

-Sikur të kishe bërë ca lajka për Dionisin, nuk kishe për të ngrënë sot këto bishtaja..

Diogjeni ia ktheu:

 

–          Sikur ti të haje bishtaja, nuk kishe për t’i bërë lajka Dionisit!

 

 

Diogjeni dhe hajdutët.

Kur ndjeu se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut në një qyp. Hajdutët e gjetën aty dhe e pyetën:
– Pse u fshehe këtu?

Diogjeni u shpjegoi:

– Duke ditur varfërinë time, më erdhi turp t’ju dilja përpara.
Diogjeni i Sinopit

 

 

 

 

 

 

 

Diogjeni i Sinopit

 

Ka lindur në Sinope të Detit të Zi. Pastaj e detyruan të mërgojë në Athinë, ku njihet sjellja e tij, që dilte rrugëve me diell me qiri në dorë për të kërkuar njeriun.. Ka qenë përfaqësues i Cinikizmit, që bënte thirrje për një marrëveshje më njerëzore  dhe pavarësi të plotë të mendjes dhe shpirtit.  Mendonte se njeriu arrin zgjuarsinë dhe virtutin kur është i pavarur nga vetvetja, nga të tjerët dhe nga fati. Mendonte gjithashtu të hiqte dorë nga tërë kënaqësitë e jetës, nga të gjitha sendet materiale, përveç qyrkut, kuletës dhe një poçe të drunjtë. Përdorte një tub ose fuci si strehë dhe ecte rrugës këmbëzbathur. Kur Aleksandri i madh erdhi ta vizitojë, ky po ngrohej në diell. “Kërkomë çfarë të duash!”- e luti Aleksandri. – “Dua vetëm të largoheni pak se më keni zënë diellin”- iu përgjigj Diogjeni.

Aleksandri i Madh

 

 

 

 

Aleksandri i Madh

 

–          Diogjeni për jetën

 

E pyetën Diogjenin:

–           Përse jeta është kaq e shkurtër?

–          Që të jetojmë vetëm për punë të dobishme, – u përgjigj Diogjeni.

–          Injorimi i Volterit[2]

 

–          Një kundërshtar i Volterit i preu rrugën atij duke i thënë:
– Unë nuk ua liroj rrugën budallenjve!

Volteri bëri me një anë dhe tha:

–           Kurse unë ua liroj gjithmonë…

 

–          Volteri thosh: Për njeriun e madh gjykojmë nga bëmat e mëdha dhe jo gabimet

Puna na largon tre të këqia të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën.

Volter

 


 

 

 

–          Volter

 

 

  • Voltaire shkruante “Sapo njerëzit nisin të arsyetojnë, gjithçka humbet”

 

–          Dekarti[3] dhe duka

–          Një dukë e gjeti filozofin francez Dekartin duke ngrënë ushqime të zgjedhura.
– Edhe filozofët hanë ushqime të zgjedhura? – i tha ai me qesëndi.
– E pse jo, – ia priti filozofi. Zotrote kujton se ushqimet e zgjedhura janë vetëm për injorantët…!

Dekarti

 

 

 

 

–          Dekarti

 

Villy Brandt[4]

 

Kur ishte kryetar bashkie në Berlinin Perëndimor, Brandt vizitoi Izraelin, ku e ftuan në një sallë koncertesh, që quhej “Salloni Mann”. Shkrimtari gjerman mendoi, se Mann ishte Tomas Mann-i i famshëm gjerman, prandaj shprehu falenderimin e tij për këtë vlerësim. Por mikpritësit e ndreqën duke thënë, se bëhej fjalë për Frederic Mann.

 

– Çfarë ka shkruar ky Frederic Mann – pyeti Brandt?

 

–          Një çek banke-  u përgjigjën ata…

Willy Brandt

 

 

 

 

 

Willy Brandt

 

 

  • Skënderbeu[5] dhe Ballabani

Në vitin 1463, Ballaban Pashë Badera[6] nga Mati, hyri me 18 mijë ushtarë në Dibër. Para se të fillonte lufta, i dërgoi Skënderbeut dhurata shumë te çmuara. Skënderbeu i dërgoi një plor dhe një krrabë. Me këto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do të ishte më mirë bujk ose bari në Shqipëri, sesa pasha në Turqi.

Skëndërbeu

 

 

 

 

 

Skëndërbeu

 

  • Mençuria e Lekë Dukagjinit[7]

Lekë Dukagjini u nis për të shkuar në një kuvend burrash. Rrugës takoi një fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zënë pritë për ta vrarë. Leka menjeherë u ndal dhe ktheu rrugë.
– Përse ktheve rrugë? – ia ktheu fshatari.

– Më mirë të thonë dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, – ia priti Lekë Dukagjini.

Lekë Dukagjini

 

 

 

 

Lekë Dukagjini

 

 

Abdyl Frashëri[8] në Dibër

 

Rrugës për në Prizren, Abdyl Frashëri fjeti një natë në Teqenë e Vleshës në Dibër. Aty u mblodhën mjaft fshatarë, të cilët dëgjuan me vëmendje Abdylin, që foli për qëllimin e lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas fjalës së Abdylit, njëri nga pleqtë e fshatit iu drejtua:

– Abdyl bej, pas fjalëve të mira që na the, të japim besën se, edhe diellin sikur ta ketë në dorë sulltani, prej tij nuk e duam.

Abdyl bej Frashëri

 

 

 

 

 

Abdyl bej Frashëri

 

 

Ali Pasha[9] dhe Napoleoni

Napoleon Bonoparti i kërkoi Ali pashë Tepelenës një sasi gruri për ushtrine që kishte në ishujt grekë.

Sekretari formuloi përgjigjen me terma të zgjedhura dhe nisi tia lexonte pashait. Ali menjëherë e ndërpreu dhe i tha:
– Nuk më duhen fjalët e mëdha, prandaj shkruaj këto që po të them:
“Napoleon, dërgo paratë të marrësh grurin!

Unë, Ali Pasha”

Ali Pasha

 

 

 

 

 

Ali Pasha

 

  • Nikoll Kacorri[10] dhe flamuri

 

Në kuvendin mbarëkombëtar me 28 Nëndor 1912, kur u shtrua për diskutim koha për ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thotë:

” Burra, në qoftë për të vdekur nesër, më mirë vdesim sot!” dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndërtesës e shpalosi para mijëra njerëzve nga gjithë Shqipëria.

Nikollë Kaçorri

 

 

 

 

 

Nikollë Kaçorri

 

 

 



[1] 412-323 para Krishtit.

 

[2] François Marie Arouet, i njohur si Voltaire, filozof iluminist francez (1694-1778)

[3] Rene Descartes, filozof dhe matematikan francez (1596-1650)

[4] Willy Brandt ka qenë kancelari i parë social demokrat i Gjermanisë Perëndimore (1969-1974) dhe lideri më karizmatik pas Hitlerit atje. Kur u ndërtua Muri I Berlinit ai ishte kryetar bashkie në Berlinin perëndimor. Është nismëtar i Ostpolitikës, që vendosi lidhjet më ish Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera evropiano-lindore duke ndihmuar në rënien e Perdes së hekurt. Ka fituar çmimin Nobel për Paqë më 1991.

[5] Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombetar i shqipërisë, 1405-1468

[6] Gjeneral turk me prejardhje shqiptare

[7] Lekë Dukagjini, princ shqiptar, 1410-1481

[8] Abdyl bej Frashëri, ideolog dhe prijës rilindas, 1839-1892

[9] AlI Pasha Tepelenasi, feudal I shquar që drejtoi një province pothuaj të pavarurn ë tokat shqiptare e më gjerë, 1740-1822

[10] Prift katolik atdhetar rilindas, 1862-1917

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch