Home » Lajme, Vendore » Dioguardi: Zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka mbaruar

Dioguardi: Zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka mbaruar

Ish kongresisti amerikan i cili para 25 viteve paraqiti për herë të parë rezulutën për të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi, Xhozef Diogardi thotë se ende nuk ka mbaruar zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan. Ai thotë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ka të drejta.

 

25 vjet më parë, më 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i rezolutës ishte anëtari i atëhershëm  i Dhomës së Përfaqësuesve Joe Dioguardi.  Rezoluta 162 u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuese.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ish ligjvënësi, Joe Dioguardi, sot kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që lobon për çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara,  thotë se megjithëse në 25 vitet e fundit janë shënuar përparime të shumta,  puna ende nuk ka mbaruar.

“Unë jam krenar për punën që kam bërë si ligjvënës, por edhe tani si ish ligjvënës. Është e rëndësishme t’ua kujtojmë amerikanëve se puna ende nuk ka mbaruar.  Duhet  t’i jepet më shumë siguri popullatës shqiptare në Ballkan. Nuk ka të drejta të barabarta për shqiptarët në Maqedoni ose për ata në Luginën e Preshevës. Kemi çështjen e Malit të Zi që po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian ndërkohë që ka torturuar 14 shqiptarë, 3 prej të cilëve shtetas amerikanë. Kjo është një çështje që të paktën duhet të shikohet nga qeveria e këtij vendi para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe ne jemi duke e ndjekur këtë”, tha Dioguardi.

/H.R./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch