Home » Lajme, Opinione » Disa porosi dhe “këshilla” për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Disa porosi dhe “këshilla” për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Nga Skënder Sadri KAPITI
Është e vështirë, shumë e vështirë për politikanin që ai t’i shpëtojë mosdevijimit nga premtimet dhe morali politik. Ai duhet të përgjigjet sepse përgjegjësia e tij është direkte para popullit. Por kurrë nuk i lejohet politikanit dhe pushtetarit që nga egoizmi dhe verbëria për përfitime e për pushtet personal, për interesa të tij dhe të dëshirimit të tij, nuk i lejohet që ai t’u bëjë dëm interesave publike e kombëtare, pra tradhtinë.Askush nuk mund ta drejtojë dhe as ta sundojë kohën, por është koha ajo e cila do ta bëjë gjykimin.
Politikani në demokraci duhet të mendojë se një ditë do të largohet nga politika, dhe po e mendoi këtë ai edhe vetëkorigjohet pa e pritur ndëshkimin.
Albin dhe Vjosa Ju këshilloj nëse i pranoni këshillat e mia,pasi ju dëshiroj suksesin , sepse suksesi i juaj në mirëqeverisje të përgjegjshme ai është sukses, dobi dhe progres edhe për të gjithë ne të tjerët; Ju këshilloj që të ruani e të respektoni traditën dhe arritjet e mira të paraardhësve, por në kushtet e reja të kohës që jeni në krye të shtetit nuk duhet në asnjë mënyrë që të mbeteni në kundërkohë duke u munduar e justifikuar me dështimet e të tjerëve që ishin para jush.
Do të përballeni patjetër me nihilizmin dhe me thashethemet, por edhe me fyerje e shpifje egoizmi e xhelozie po mos i kushtoni rëndësine atyre pasi si të tilla ato janë vogëlsira që nuk meritojnë vëmëndje dhe as humbje kohe dhe energjish. Por, ama mos neglizhoni opinionin i cili ua paraqet edhe realitetin, e kam fjalën për realitetin i cili nuk i pëlqen pushtetit, e që më së shumti mos neglizhoni opinionin e atyre që u besuan votën e që janë mbështetsit tuaj. Nuk duhen zhgënjyer ata, në mënyrë që të mos braktiseni e të harroheni prej tyre pasi kjo do t’ju ju conte në humbje të sigurtë.
Shqisa e gjykimit të popullit është e pagabueshme, gjykimi popullor vjen ngadalë por rrjedhshëm e pandalshem. Dhe gjykimin e ndëshkimin mëncurimi popullor e bën kur ai vlerëson se mirëbesimi i tij është shpërdoruar nga hipokrizia e politikës dhe e pushtetit.
Realiteti , e drejta, e vërteta, mashtrimi dhe korrupsioni nuk mund të fshihen nga hipokrizia, mashtrimi dhe as nga tradhtia. Këtë e vertetoi edhe verdikti popullor i 6 Tetori 2019.
Politikani i etur për pushtet deri në pangopësi i sjell fatkeqësi e tragjedi kombit të tij. Etjes për pushtet i duhet vënë fre, dhe ky fre është Ligji, Morali dhe Kushtetuta, të cilat të frenojnë dhe nuk të lënë për të bërë gjithcka edhe të paligjshme ashtu sikurse kanë bërë pothuajse të gjithë politikanët shqiptarë të pushteteve paraardhëse si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Realitetin dhe premtimet për ndryshimin e tij duhet të kthehen në veprime dhe akte në mënyrë që shpresat që bësojnë në to të mos zhgënjehen.Në punën tuaj Z .Kurti dhe Ju znj. Osmani është e sigurtë se nuk do të jeni të pëlqyer nga të gjithë, pasi edhe virtytin nuk e pëlqejnë të gjithë pavarësisht se të gjithë flasin për të; por edhe duhet të kini kujdes edhe nga demagogjia dhe demagogët, nga servilët që përpiqen t’iu rrethojnë pasi janë gjithmonë të nuhatshëm dhe të gatshëm për të ndërruar ngjyrën dhe kahjen. Afroni në pushtet më të aftët dhe sidomos më të virtytshmit. Pushteti nuk është i përjetshëm dhe as tapi, por punoni që të leni gjurmë, edukatë dhe shëmbull të mirë edhe pasardhësve që do të qeverisin pas jush.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch