Home » Lajme, Opinione » Disa porosi për Lulzim Bashën

Disa porosi për Lulzim Bashën

Nga Skënder Sadri KAPITI

Z. Basha, Kryetar i PD-se, duhet ta dish se ke përballë tërë llumin dështak e korruptiv të politikës; ke përballë  një pjese të shoqërisë civile të manipuluar dhe të intelektualizmit servil si dhe  të mediave mercenare e të korruptuara të cilat duan të ruajnë status quonë, pra që duan mosndryshimin.

Nuk duhet të rrinë  demokratët, virtyti, intelektualizmi pozitiv, shoqëria civile e mediat   kaq indiferent dhe kaq jo aktiv e të presin ndryshimin e përmirësimin  vetëm nga  SHBA-të dhe nga reagimi i kryetarit Basha.

Duhet së pari  nga demokratët guxim intelektual, demokratik  dhe guxim politik dhe jo vetëm për të thënë se Berishën nuk e duan SHBA-të, por duhet të dalin në media me më guxim për të thënë ato të vërteta që dihen publikisht dhe që  e kanë gërryer prej vitesh PD-në si: autokracia, nepotizmi, servilizmi, egoizmi, korrupsioni, përgjimi e spiunimi si dhe  imponimi dhe përjashtimi i atyre të cilët kanë pasur mendim ndryshe nga Berisha dhe klanet rreth tij. 

Duhet një veprim i gjërë gjithmbështetës  së pari nga strukturat e Partisë Demokratike  për VETING të PD-së gjë, e cila e forcon Partinë Demokratike dhe bën të mundur prurjen dhe angazhimin e mijra të tjerëve rreth dhe në mbështetje të PD.

Pra edhe një gjë duhet ta dijë Basha, atë se: numerikisht këta dështakët e mjeranët politikë që të janë kundërvënë sot janë një asgjë para atij numri të madh demokratësh, mbështetësish  e votuesish të PD-së që mezi kanë pritur këtë VETING të Partisë Demokratike dhe që do të vijnë e të aktivizohen fort në PD.

Kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit 2021, ku pavarësisht “indiferencës ” djallëzore antiPD të këtyre dështakëve dhe pavarësisht blerjes së votave nga pushteti, PD-ja mori një rezultat të jashtëzakonshëm.

Porosi tjetër për Ju Z. Basha: Z. Basha ke mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat janë shumë të zhgënjyera nga politika e vjetër dhe nga tranzicioni që mbeti në qorrsokak prej kësaj politike të mbrapshtë që e kapi dhe e mbajti peng Shqipërinë,demokracinë,drejtësinë dhe integrimin.

Antarësisë dhe demokratëve nuk u intereson interesi personal e klanor, dhe fati i tyre nuk është i lidhur me atë të individëve të vecantë, por demokratëve u intereson demokracia,ligji, drejtësia, zhvillimi, integrimi  dhe ndryshimi. Sot i vetmi qëllim e mision i PD-së  dhe si domosdoshmëri kombëtare është largimi i regjimit kleptokratiko-korruptiv i Edi Ramës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress