Home » Kulturë » Disidenca shqiptare – Duke lexuar romanin “Ridënimi” të Fatos Lubonjës

Disidenca shqiptare – Duke lexuar romanin “Ridënimi” të Fatos Lubonjës

Ridenimi i LubonjesKëto ditë, mbase me shumë vonesë, lexova romanin “Ridënimi” të Fatos Lubonjës, që më tepër publiku e njeh si analist në emsionet e ndryshme televizive.

Ashtu sikurse Spartak Ngjela, Fatosi I përket familjeve t ë ish “Bllokut” që u përndjekën mizorisht nga vetë regjimi që ata ndihmuan të ngrihej e mbahej në Shqipëri. Prindët e tyre bëjnë pjesë në ata që Migjen Kelmendi, në dokumentarin e vitit 1993 i quan“Të shituem utopie” sepse luftuan për idealin komunist me besim qe ai do ta nxirrte ne dritë popullin tonë të shumëvuajtur.

Duke parë dokumentarin, 0më bëri përshtypje pyetja që Migjen Kelmendi shtronte vazhdimisht edhe para drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziut: Si është e mundur që ky popull e pranoi dhe nuk e kundërshtoi atë regjim?!

Këtë Migjeni e bënte pasi kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1992 dhe kish gjetur aty një realitet krejt ndryshe nga ajo që ia përshkruante i ati apo dëgjonte në Rdio Tirana.

Me siguri, librat e Spartak Ngjelës dhe të  Fatos Lubonjës, po ashtu sikurse të shumë të mbijetuarve të tjerë jo vetëm fizikisht por së pari mendërisht edhe nga ata nga familjet e “deklasuara” si Visar Zhiti apo Maks Velo, do ta merrte përgjigjen: populli  mbase në fillim u mashtrua, por mandej e kuptoi dhe rezistoi. Kjo rezistencë pasqyrohet në sakrificat njerëzore dhjetëramijëshe, kjo pasqyrohet nga dhjetara kampe dhe burgjet e punës së detyrueshme, vendet e internimit, terrori shtetëror i gjithanshëm që organizohej nga sistemi i diktatrurës së proletariatit me Partinë Komuniste të Punës dhe organizatat e masave të dekretuara të kontrolluara prej saj. Këtë pamje dhe natyrë ka çdo sistem totalitar qoftë ky komunist apo fashist që si kushdo sistem ka jetën e vet, lindjen, zhvillimin, apogjeun, rënien dhe zhdukjen.

Në rastin e Shqipërisë, ky totalitarizëm sihte më I egër për shkak të izolimit të skajshëm të vendit vetëm e vetëm se Enver Hoxha donte ta mbante me çdo kusht e me çdo çmim postin e vet, duke braktisur interesat popullore, pa çka se mashtronte duke thënë se I qendronte besnik marksizëm-leninizmit..

Romani “Ridënimi” I Fatos Lubonjës është një dëshmi burimore për disidencën nga ana e ish komunistëve, siç qenë gazetarët Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho që regjimi i pushkatoi.

Autori tregon me hollësi gjyqin e tyre të tretë, mendimet dhe qendrimin e tyre të vendosur, ndonëse ende me iluzione dhe utopi për sistemin socialist dhe ish kampin socialist.

Shqipëria është mbase një rast unikal ku të burgosurit ridënoheshin duke vuajtur dënimet e tyre drakonike. Boshti i romanit është gjyqi kundër një grupi të burgosurish të Spaçit akuzuar se kanë ngritur një organizatë kundërrevolucionare për përmbysjen e pushtetit popullor! Si mund të rrezikohej pushteti nga burgu?! Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho vetëm kishin shkruar letra me emër Komitetit Qendror të Partisë  ku kërkonin ndryshimin e kursit politik dhe rivendosjen e marrëdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik. Rreth tyre u sajua një grup të akuzuarish ku bënte pjesë edhe Fatosi. (Xhaferr Xhomo, Beqir Alia, Muho Bala, Robert Vullkani, Dhimitër Stefa, Nuredin Skrapari e Petrit Orieti). Çfarë rreziku përbënte ky fakt? Dëshmitarët e rremë në gjyq ishin vetë të burgosur të Spaçit (Sytki Podgorica, Miltiadh Mile, Besim Valteri, Vladimir Prifti, Hajdar Meta, Dod Miri etj)!

Grupi tjetër kryesohej nga Xhelal Koprenca me prejardhje nga klasat e përmbysura që konsideroheshin “nacionaliste”.                Edhe ata u akuzuaqn se donin ta përmbysnin pushtetin popullor..

Fjalën e mbrojtjes të Fadilit dhe Vangjelit autori e jep thuajse të plotë, sigurisht për këtë është ndihmuar nga dosjet e gjetura pas 1990. Janë fjalë bindëse të sinqerta që ndikuan fuqishëm edhe në sallën e gjyqit te shumica e të pranishmëve, përfshi policët.

Unë po jap këtu vetëm pjesërisht fjalën e Fatos Lubonjës:

Zotërinj gjyqtarë, pasioni im në jetë ka qenë letërsia, jo politika. Pikëpamjet e ndryshme politike në raport me letërsinë për mua janë si ato lumenjtë apo përrenjtë në raport me oqeanin ku ata derdhen. Shekspiri i madh subjektet e tij i merrte prej ngjarjesh të disa shekujve para nga koha kur jetonte. Në to s’gjen thuajse asgjë nga debatet politike apo fetare të kohës së tij..e megjithatë ai është I pavdekshëm..

S’mund ta mos them se kam menduar edhe unë për këto dy sisteme në të cilat është ndarë bota. E pra, pohoj këtu atë që e kam mbajtur rezervë qoftë gjatë hetimeve, qoftë gjatë procesit hetimor gjyqësor se Bashkimin Sovjetik  të Fadilit- me të cilin nënkuptoj B.S. të Leninit, Stalinit, Hrushovit dhe Brezhnjevit- e kam konsideruar dhe e konsideroj si një nga fatkeqësitë më të mëdha edhe për vetë lëvizjen e vërtetë komuniste botërore..Do të citoj vetëm një thënie të Marksit: të mendosh revolucionin pa Anglinë është njëlloj sikur të mendosh një furtunë në një gotë ujë..

Një ditë më thanë në hetuesi fjalën popullore ‘Dardha bie nën dardhë” duke nënkuptuar se, si bir i Todi Lubonjës, kam pikëpamjet politike të Todit. Kur u ktheva në qeli, duke menduar, më erdhi ndërmend një tjetër fjalë e urtë popullore: Nga gjembi lind trëndafili dhe nga trëndafili lind gjembi., e përkundërt me të parën. Dhe thashë me vete: Sa bukur populli, politikani më i mënçur e më i urtë, i ka ruajtur të kundërtat në shekuj.

Gjithësesi në se Fadili do dalë gjallë nga ky gjyq unë do takohem me të si mik..

Si gjithnjë gjykata (Sofokli Londo, Met Rreli, Luftulla Ceka) vendosi sipas urdhërit të dhënë nga lart që më parë: Fadili, Vangjeli dhe Xhelali me pushkatim, të tjerët me mbi 20 vjet burg! Një absurditet dhe makabritet tjetër!

Romani mbyllet me një ballafaqim të autorit me ish zevendës shefin e Sigurimit, Kapllan Sakon ku ky, pasi e pyet përse kishte thënë ashtu në fjalën e fundit, i tregon me kërcënim fotot e pushkatimit të Fadilit, Vangjelit, Xhelalit, të bëra natën me blic.

“Pllaska e gjakut mbi fytyrën e Fadilit shkruan autori,  s’më ndahej nga mendja; bashkë me të edhe ajo ndjenjë që pata ku i pashë të vdekur. Si është e mundur t’i dukej normale (Kapllanit) që fill pas vrasjes së miqve të mij dhe ridënimit tim, të kërkonte të thoja “të rrojë Partia”?!

Bardhyl Selimi, qershor 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch