Home » Lajme » Diskutabile: Kush fiton para nga Serbia, në emër të informimit shqip?!

Diskutabile: Kush fiton para nga Serbia, në emër të informimit shqip?!

KAMXHIKU FINANCIAR

Beogradi ka arritur t’i përçaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, për një grusht para, duke shuar mediumet shumëdimensionale dhe duke lindur të rejat, ashtu siç po bën me parcializimin, grupizimin dhe dezintegrimin e skenës politike shqiptare. Me një dorë mban kamxhikun dhe me tjetrën karotën.

Të premten e 17 qershorit 2011, Ministria e Kulturës dhe Mediave, në Serbi, publikoi në websajtin e saj Listën e projekteve të mbështetura financiarisht, në fushën e informimit për pakicat kombëtare për vitin 2011.

Për 65 projektet e realizuara për vitin 2011, Ministria e Kulturës dhe Mediave, në Serbi, ka ndarë 35 milion dinarë (350 mijë euro).

Shqiptarët e rajonit të Luginës së Preshevës, të cilët aktualisht jetojnë në Serbi, kanë arritur t’i fitojnë dy projekte në vlerë prej 3.620.532, oo din. (Këshilli Nacional me seli në Bujanoc, në emër të revistës javore “Nacional” fitoi 3.370.032,oo din. dhe  RTV “Aldi”, në Preshevë, arriti të fitoj një shumë të vogël parash, në vlerë prej 250.500,00 din.)

Nga lista e projekteve të realizuara për këtë vit, nga bashkësia shqiptare është eliminuar revista javore “Perspektiva”, e cila për disa vjet rresht nga Ministria e Kulturës dhe Mediave, në Serbi në vlerë prej 6 milion e 600 mijë din., sa dyfishi i buxhetit që kjo Ministri ka ndarë për shqiptarët për këtë vit.

Shkaktarët e zvogëlimit të buxhetit për financimin e mediumeve shqipe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë kryekëput Këshilli Nacional Galip Beqiri dhe deputetit republikan Riza Halimi.

Këta zotërinj e kanë dëmtuar informimin shqip për rreth 10 milion dinarë (100 mijë euro), në favor të një reviste partiake me emrin “Nacional”, pjellë e Këshillit Nacional, me katër numra të saj të botuar deri tashti, duke bllokuar me shantazhe dhe  obstruksione revistën e vetëm ne gjuhën shqipe “Perspektiva” e cila deri tashti ka të botuar 200 numra.

Ministria e Kulturës dhe Mediave, në Serbi, Këshilli Nacional Galip Beqiri dhe deputetit republikan Riza Halimi, duhet të japin llogari pse shqiptarët gjatë vitit 2010 mbetën pa financa për zhvillimin e veprimtarisë informative, kryesisht të të mediumeve të shkruara në gjuhën shqipe dhe pse kaq drastikisht u përgjysmua buxheti për informimin shqip për vitin 2011.

Kurse nga buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe Mediave në Serbi, më së shumti për këtë vit, kanë fituar romët 10.651.945,oo din (mbi 100 mijë euro), pastaj bullgarët me 5.161.045, oo din (mbi 50 mijë euro), me radhë vijnë boshnjakët me 4.903.828,oo din ( rreth 50 mijë euro), hungarezët 2.257.945,oo din (rreth 30 mijë euro).

Bashkësitë e tjera etnike si: rumunët, sllovakët, kroatët, rusinët, maqedonët dhe projektet multi-kulti: serbë-boshnjakë-bullgarë-shqiptarë-romë nga buxheti i këtij viti fituan 8.405.150,oo din (85 mijë euro).

Le të dihet se humbësit më të mëdhenj nga rezultatet e konkursit të Ministrisë së Kulturës dhe Mediave në Serbi, janë shqiptarët, duke i falënderuar përçarjeve, inateve politike dhe mentalitetit të mbrapshtë lokalist.

Revista “PERSPEKTIVA”, Bujanoc

Com/videoamy1 related tags 5-minute film festival, arts integration, creativity, maker education, https://eduessayhelper.org stem 8

2 Responses

  1. Abdylazizi thotë:

    A prap dikush tjeter po ka faj per humbjen e perspektives a, a prap jo fajtor Sevdail Hyseni a, a jeni more ju normal, cka jeni tu i llogarit ju keta lexuesit e portalit kosovalindore.com! Ju a po harroni se ne jemi te njoftuar se perspektiva ne tri vitet e fundit i ka vjedhur edhe keqperdorur 210 mij euro, e tash ju paska faj dikush tjeter a, hajde mare banu mos luani me trurin ton.

  2. Selimi thotë:

    O Sevdail po me vjen keq qe Riza Halimi te paska pengu ne vjedhje. Po a hiq spo te vjen turp per hajnit qe i ke bo bre i ndyt deri tash a?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch