Home » Sport » Distria Krasniqi, e artë në “Antalya Grand Prix 2018”

Distria Krasniqi, e artë në “Antalya Grand Prix 2018”

Distria Krasniqi, ka rrëmbyer Medaljen e Artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg ndërsa Fjolla Kelmendi, të argjendtën.

Xhudistet kosovare kanë shënuar sot në Turqi suksesin e radhës. Kështu, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer Medaljen e Artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg ndërsa Fjolla Kelmendi, të argjendtën, në kategorinë 48 kg.

Për të arritur te Medalja e Artë, Krasniqi e mposhti në finale me ippon xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

Më parë edhe Fjolla Kelmendi luftoi për të artën në kategorinë 48 kg, por humbi në finale me (ippon) nga xhudistja nga Portugalia, Catarina Costa.

Por, ajo kthehet në Kosovë me kokën lart, pasi ka fituar Medaljen e Argjendtë – arritja e madhe kjo në karrierën e xhudistes sonë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch