Home » Lajme » Dita e fundit e afatit të transfereve verore

Dita e fundit e afatit të transfereve verore

Klubet por edhe lojtarët e futbollit kanë dispozicion edhe ditën e sotme për të kryer transferet apo për të përfituar shërbimet e ndonjë lojtari të preferuar. 

Mesnata është afati i fundit që lojtarët mund të firmosin kontratat për klubet e reja, ndërsa në orët e fundit janë shtuar ofertat dhe ethet pranë shumë lojtarëve dhe klubeve, duke gjetur akorde për transferet.

Lojtari i Interit, David Santon në orët e fundit ka arritur marrëveshje për të kaluar tek Nju Kasëll, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.

Juventusi ka arritur zyrtarisht ta transferojë Elia nga skuadra gjermane Hamburg. Lojtari ishte i kërkuar nga shumë skuadra Evropiane por vendimi i tij ishte Juventusi ku po i zhvillon edhe testet mjekësore.

Stopuesi danez Simon Kjaer ka nënshkruar kontratën me Romën, duke ikur nga Verder. Ai ka arritur një marrëveshje prej 3 milion eurove dhe një huazim prej një viti.

Sebastijan Koatas ka kaluar në radhët e Liverpul për një shumë prej 7 milion funte. Ai erdhi nga klubi uruguajas Nacional dhe se kishte tërhequr vëmendjen e shumë skautëve në garën Copa America.

Video playlist bringing the arts into stem education watch the player below buy college essays online to see the whole playlist, or view it on youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch