Home » Kulturë » Dita e Gjuhës amtare 21 shkurt 2015

Dita e Gjuhës amtare 21 shkurt 2015

Dita e gjuhes amtareEdukimi përfshirës me anën dhe falë gjuhë- gjuhëve ka rëndësi.

2015 është përvjetori i 15-të i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare- ai është edhe vit vendimtar si afat për Synimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit, kur vendet duhet të përcaktojnë një plan veprimi të ri mbarëbotëror për zhvillimin e vazhdueshëm.

Në ngulitjen e planit të veprimit pas vitit 2015 duhet përparësi të ketë edukimi cilësor për të gjithë- për ta lehtësuar mësimin, për ta shpënë përpara edukimin qytetar botëror dhe zhvillimin e vazhdueshëm. Edukimi në gjuhën amtare është thelbësor për arritjen e këtij qëllimi- për ta lehtësuar mësimin dhe për të mbështetur aftësitë për të lexuar, shkruar dhe njehsuar. Për të përparuar në këtë lëmë, theksi duhet të jetë më i fortë në formimin e mësuesve, ripërpunimin e programit mësimor dhe krijimin e mjediseve mësimore të duhura.

UNESCO përpiqet për këto synime në mbarë botën. Në Amerikën e Jugut me ndihmën e Fondacionit të OKB për Fëmijët, UNESCO po e shpie përpara edukimin përfshirës me një qasje kulturore dygjuhëshe, për të përfshitë si kulturat indigjene edhe ato jo indigjene. Për të njëjtën arsye, zyra e UNESCO-s në Bankok- Tajlandë, për edukimin në Azi dhe Paqësor po punon për të bërë të kuptohet  më thellë thelbi i edukimit gjumëgjuhësor, bazuar në gjuhën amtare brenda dhe jashtë rajonit. Edukimi me gjuhën amtare është kusht themelor për një mësim me cilësi të lartë- ka rëndësi gjithashtu ta mbështesim shumëgjuhësinë dhe respektin ndaj ndryshimësisë gjuhësore e kulturore në shoqëritë që po shndërrohen me shpejtësi.

Që nga viti 2000 ka ndodhur një përparim i madh për të arritur qëllimet e Edukimit për të Gjithë. Sot ne duhet të shohim përpara për të realizuar qëllimet e pa arritura dhe përballuar sfida të reja. Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një rast për ne të gjithë ta ngremë flamurin për rëndësinë e gjuhës amtare për të gjitha përpjekjet në edukim, për ta lartësuar cilësinë e mësimit, dhe për të përfshi edhe ata që ka qenë përjashtuar. Ҫdo vajzë dhe djalë, grua dhe burrë duhet të zotërojë mjetet për të marrë pjesë plotësisht në jetën e shoqërisë së vet- kjo është e drejtë njerëzore bazë dhe një mjet i fortë për një qendrueshmëri të çdo zhvillimi.

Irina Bokova, sekretare e përgjithshme e UNESCO-s

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch