Home » Lajme, Ndërkombëtare » Dita e katërt e bisedimeve Kosovë – Serbi

Dita e katërt e bisedimeve Kosovë – Serbi

Bruksel, 14 qershor – Në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmejt Kosovës e Serbisë, grupet e punës edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, do të vazhdojnë bisedimet.

Temat që do të trajtohen janë gjyqësia, policia, bashkësia e komunave serbe dhe zgjedhjet lokale në veri.

Në bisedimet e mbajtura dje nuk është arritur ndonjë përparim.

Bisedimet kanë filluar të martën dhe ato kanë nisur me trajtimin e çështjes së telekomunikacionit e rrymës. As në këtë fushë nuk është arritur marrëevshje.

Kjo është hera e parë që përfaqësues të Prishtinës e të Beogradit bisedojnë katër ditë radhazi rreth zbatimit të Marrëveshjes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch