Home » Lajme, Vendore » Dita e ndërkombëtare e ambientit shënime edhe tek ne me aksione pastrimi

Dita e ndërkombëtare e ambientit shënime edhe tek ne me aksione pastrimi

Me anë të një aksioni për pastrimin e ambientit në qytetin e Preshevë, është shënuar, Dita ndërkombëtare e Ambientit. Në aksion, kanë marrë pjesë, punëtorët e administratës komunale, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore , organizata joqeveritare Green World dhe organizatat tjera punuese kurse aksioni është iniciuar nga  Kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa.

 

Me rastin Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtje të Ambientit, është organizuar pastrimi i hapësirave publike në qytetin e Preshevës dhe në tërë territorin e komunës. Nga ora 9, deri në ora 11:30, janë pastruar të gjitha hapësirat përreth rrugëve dhe oborret e institucioneve. Po ashtu është bërë edhe grumbullimi i mbeturinave, nëpër fshatra të komunës së Preshevës posaçërisht aty ku është më e shprehur kjo dukuri. Sipas koordinatorit pranë administratës Komunale Fadil Azizi gjithsejtë janë pastruar 20 lokacione ndërsa në aksion kanë marrë pjesë mbi 400 vullnetarë.

 

E ky aksion me shumë vullnet është zhvilluar edhe në shkollën fillore Ibrahim Kelmend.

 

Ndërkaq sipas kryetarit të OJQ Green Wold Selami Bektashi vetëdijesimi i qytetarëve ende është në nivel të ultë pasi mbeturina mund të gjesh në çdo vendbanim të komunës sonë. Sipas tij qytetarët tanë janë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit në shtëpi  por jo edhe jashtë tyre.

 

Komuna jonë për fat të keq edhe përkundër pasurisë së ajrit të pastër, mbetet pre e deponive të egra të cilat janë në numër të madh gati në çdo lokacion. Por edhe qytetarët nuk kanë një kujdes të shtuar pasi mund të shohësh ende të atillë që mbeturinën e hedhin në çdo vend. Me një fjale dita ndërkombëtare e ambientit edhe këtë vit tek ne përcillet me shqetësime por me një pozitivistet drejt vetëdijsimit pasi aksioni në fajlë përçon mesazhe të shumta për një ambient më të pastër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch