Home » Lajme, Vendore » Dite e shënuar për qytetaret e dëbuar nga Kosova Lindore kalimi i ndryshimeve statusore të Komunës së Gjilanit

Dite e shënuar për qytetaret e dëbuar nga Kosova Lindore kalimi i ndryshimeve statusore të Komunës së Gjilanit

Komunikatë

Vatra levizjaDite  e shënuar për qytetaret e dëbuar nga Kosova Lindore kalimi i ndryshimeve statusore të Komunës së Gjilanit.

Kjo dite do të mbetet e shënuar në kalendarin e avancimit të drejtave elementare për jetesën e qytetarëve të Kosovës Lindore, si për ata që jetojnë në Kosovën Lindore po ashtu edhe për ata që janë të dëbuar nga shtëpitë e tyre për ata që jetojnë në Republikën e Kosovës, e në veçanti në Qytetin e Gjilanit. Në këto ndryshime parashihet themelimi i zyrës për Kosovë Lindore pran zyrës së kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri.

Me ndryshimet statusore që janë bërë sot është bërë realitet themelimi i zyrës për Kosovën Lindore, këto ndryshim tani mundësojnë fillimin e punës edhe në mënyrë formale të kësaj zyre.

Kjo kërkesë e kamotshëm e”Vatrës”, e së fundi e bërë edhe premtim i fushatës zgjedhore të 2013 nga  Lëvizja Qytetare”Vatra”  e  premtim i Kryetarit të Gjilanit  z.Lutfi Haziri, tani partner i koalicionit lokal në Gjilan po bëhet realitet.

Qytetarët  e Kosovës Lindore nga data 6.11.2014 janë bërë me adrese institucionale adrës e cila do merret me grumbullimin, identifikimin faktimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës Lindore.

Gjilan 06.11.2014                                                                                     

 Lëvizja” VATRA”

                                                                                                                    Sektori i Informimit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress