Home » Lajme » Ditë më parë në fshatin Shoshajë e Poshtme është kafshuar nga katër qenë endacak, fëmiu 4 vjeçar Dardan Hyseni nga fshati Rahovicë

Ditë më parë në fshatin Shoshajë e Poshtme është kafshuar nga katër qenë endacak, fëmiu 4 vjeçar Dardan Hyseni nga fshati Rahovicë

 Dardani tek sa po qëndronte te dajt e tij në Shoshajë në mes të ditës kishte dalur për të rrëshqitur në borë pran oborrit të shtëpisë me ç’rast edhe lëndohet aq rëndë sa që është rrezikur për shpëtim të jetës. Pas incidentit të ndodhur Dardani është dërguar nëpër qendrat spitalore në Vranjë, më pas në Nish dhe tani është I shtrirë në Institutin për fëmijë , Nëna dhe Fëmia në Beograd me çrast gjendja e tij gradualisht po përmirësohet. E shqetësuar dhe e tronditur nga kjo ngjarje tragjike nëna e Dardanit Valona Hyseni për Radiotelevizionin Presheva shprehet se nuk di se si kam reagur kur e kam parë djalin me kafkë të përgjysmuar. Nëna e Dardanit I falëmderon përzemërsisht mjekët kujdestarë të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë të cilët I dolën në ndihmë si në ndihmën e pare në Preshevë ashtu edhe në Beograd. Me këtë rast ajo porosit të gjithë personat në institucionet përkatëse që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë me qëllim që rastet të tilla mos të mos paraqiten më.

Me sy të përlotur dhe I trishtuar nga kjo ngjarje tragjike gjyshi I Dardanit, Nehat Agushi në fshatin Shoshajë rrëfen për të gjithë aksidentin e ndodhur dhe se, si I ka mbledhur copat lëkurës së shkëputur nga koka. Zoti Agushi, porosit të gjitha institucionet përkatëse që të ndërmarrin hapa konkret për raste të tilla. Kryetari I Bashkësisë Lokale nga Shoshaja e Poashtme Bekim Rexhepi, shprehet I shqetësuar me rastin e ndodhur dhe kërkon që sa më shpjetë të bëhet një zgjdhje në këtë drejtim. Edhe kryetari I bashkësisë lokale të Rahovicës Fadil Azizi, për televizionin tonë shpreh shqetësimet e tij për familjen e Dardanit. Ndërkaq, Drejtori I Drejtoratit për Inspekcione Fadil Azizi thekson se me ligjet të cilat janë në fuqi nuk mund të bëhet asgjasimi I qenëve endacak, andaj mbetet që nga ana e Kuvendit Komunal dhe komunës të behet një zgjidhje konkrete. Sipas tij, gjatë periudhës së ardhshme do të ndërmerret hapat e nevojshme për evitimin e aksidenteve në fjalë madje kemi të evidentuar edhe një numër të konsiderueshëm të lëndimeve të ndryshme nga qenët endacak. Deri sa të merren hapa konkrete për izolimin e qenëve endacak zoti Azizi porosit të gjithë qytetarët e veçanërisht fëmijët të kenë kujdes të shtuar që mos të hasim sërisht në aksidente të tilla.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch