Home » Lajme, Opinione » Ditët e Jasharajve amanet i shenjtë për Haradinajt!

Ditët e Jasharajve amanet i shenjtë për Haradinajt!

Nga Azgan HAKLAJ

Heronjtë dhe familjet fisnike të Kombit janë fatlume.

Ata i kanë me meritë të plotë ditët e tyre në Kalendarin tonë historik e nacional.

E tillë është Familja martire e Jasharajve të Drenicës.

E them martire sepse ky është çmimi më i lartë që kombet dhe njerëzimi ju jep bijëve të tij.

Jasharajt u vranë sepse ishin Familja e Komandantit legjendar Adem Jashari, kishin një gjuhë, një flamur dhe një identitet të ndryshëm nga serbët e Millosheviçit.

Ata u vranë së ishin berthama e qëndresës shqiptare, qendra e gravitetit për liri e çlirim kombëtar për të jetësuar ëndrrën 600 vjeçare për çlirim kombëtar.

Ata u shderruan në flakadan të pashuar të lirisë së Kosovës.

Amaneti i tyre i shenjtë u përjetësua me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës që këtë vit ka Jubileun e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Ramush Haradinaj bashkëluftëtari i shquar i Bacës Adem dhe familja e tij fisnike e morën në dorë stafetën e tij të lirisë, i dhanë gjak Arbëror Flamurit të Kombit Shqiptar dhe sot Gjenerali Haradinaj është Kryeministër dhe dalëzotës i Kosovës dhe vazhdues i Amanetit tënd për të mos shitur e as folur, asnjë pëllëmbë tokë të trojeve shqiptare.

Prehu i qetë në parajsë Komandanti lëgjendar Adem Jashari.

Haradinajt të mbështetur nga Kombi Shqiptar janë në Këmbë për të mbrojtur deri në vdekje Kauzën për të cilën ti luftove dhe u flijove për liri me moton: “Një Kokë për një pëllëmbê Tokë”.

Top of Form

Bottom of Form

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch