Home » Lajme » Djajtë dhurojnë spektakël

Djajtë dhurojnë spektakël

Manchester United ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në javën e dytë të Premier League kundër Tottenhamit me rezultat 3-0.

Pjesa e parë ishte mjaft dramatike dhe shumë e shpejtë nga dy skuadrat. Ajo ishte mëse e balancuar dhe raste nuk mungonin nga të dyja skuadër.

Pjesa e parë përfundoi me një lojë tipike angleze por dëm që nuk pamë ndonjë gol pasi ajo përfundoi me rezultat 0-0.Pjesa e dytë ishte ajo vendimtare e këtij takimi, ajo ky pamë plotë tre gola.Tottenhami pati një rast perfekt në këtë takim kur Aaron Lennon futet në zonë por nuk pason te Van der Vaart i cili ishte në pozitë të 100% shënimi.Pas një aksioni të mirë i riu Tom Cleverley harkon për mrekulli deri tani Danny Welbeck i cili me një kërcim të lartë mposht portierin e Tottenhamit me kok për 1-0.

Në minutën e 76-të pas një aksioni në formë ‘Sony Playstation’, Danny Welbeck pason në formë akrobatike te Anderson i cili përballë portierit, Friedel shënon me të majtën e tij. Pas këtij goli Tottenhami ishte dorëzuar plotësisht dhe nuk ishte i fuqishëm të bëj diçka.Në minutën e 87-të i inkuadruari në lojë, Ryan Giggs harkon deri te Rooney i cili shënon me kok për 3-0. Pikërisht me rezultat 3-0 përfundoi takimi dhe kështu Manchester United me këtë fitore mbledh gjashtë pikë edhe pas javës së dytë të Premier League, ndërsa Tottenhami mbetet pa asnjë pikë.

I share http://www.collegewritingservice.org/ consistently to three social networks facebook, google+, and twitter

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch