Home » Lajme » DJE KA VDEKUR ISH-SHEFI I UNMIKUT DIPLOMATI FINLANDEZ HARI HOLKERI, MIK I KOSOVËS

DJE KA VDEKUR ISH-SHEFI I UNMIKUT DIPLOMATI FINLANDEZ HARI HOLKERI, MIK I KOSOVËS

PO JAPIM NË TËRËSI INTERVISTËN E TIJ TË FUNDIT DHËNË NEFAIL MALIQIT, DREJTUES I AIK “PRESHEVA JONË”

DEKLARATAT E BEOGRADIT RRETH STATUSIT TË KOSOVËS JANË TË PAVLEFSHME

Ka deklaruar i dërguari special i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara në Kosovë z.Hari Holker në intervsitën ekskluzive dhënë Nefail Maliqti (drejtues i agjencisë informavite “Presheva Jonë”), duke shtuar se energjinë për deklarata t’ia përkushtojmë ndërtimit të një Kosove demokartike. Sipas diplomatit finlandez pas disa konsultimeve në Gjenevë dhe Bruksel, pas një jave mund të dihet për fatin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. “Nuk kam ardhur në Kosovë për dhjetë ditë, por më gjatë dhe proiritet i imi gjatë qëndrimit në rajon do të ejtë aplikimi i ligjit për funksionimin e shtetit juridik, lufta kundër krimit të organizuar dhe themelimi i një shoqërie të hapur për të një rajon të sigurt për gjithë qytetarët e saj.”, është shprehur shefi i UNMIK-ut z.Hari Holker i cili pas takimit me ish-homolgun e tij gjerman Michael Steiner, ai sot po qëndron në selinë e BE-së në Bruksel.

Në muajin korrik sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në mesin e shumë personaliteteve botërore, zgjodhi ish-kryeministrin finlandez z.Hari Holkeri në krye të adiminstratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, pas diplomatit gjerman Michahel Steiner. Para se të vinte në Kosovë z. Holkeri kishte vizituar SHBA-të dhe nga takimet me shefin e diplamacisë amerikane z.Colin Powell për temë bisedimesh kishte situatën aktuale dhe perspektivën e Kosovës. Turneu me radhë i shefit të ri të UNMIK-ut z-Hari Holkeri e fillon me Gjenevën dhe Brukselin, pas një konference të Grupit të Kontaktit në Moskë. Situata aktuale në Kosovë turneu i tij në Evropë, roli i OKB-së dhe dialogu i ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit, cështja e Mitrovicës dhe e të zhdukurve si dhe perspektiva e Kosovës ishin temat kyqe të cilat prekëm me diplomatin finlandez z.Hari Holkeri në intervsitën ekskluzive dhënë Nefail Maliqit, drejtues i AIK
“Presheva Jonë” që sipas asistentit të tij special z.Kai Sauer, është kjo bisedë e parë e shefit të UNMIK-ut për një gazetë shqipe.

PAS NJË JAVE DO TË DIHET PËR FATIN E DIALOGUT MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT

* Z. i dërguari special i sekretarti të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, meqë në fund të javës së kaluar morët pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit në Moskë, mund të na thoni fillimisht cfarë u bisedua në te dhe cili është qëllimi i turneut në juaj në Gjenevë dhe Bruksel ?

HARI HOLKERI: Po gjatë takimit të Grupit të Kontaktit në Moskë vëmendje të debatit ishte situata aktuale në Kosovë dhe perspektiva e rajonit. Atje biseduam mbi dy qështje mjaft të rëndësishme, mbi sigurinë në rajon dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që në fakt përputhet me samitin evropian të Selanikut mbajtur në verë. Diskutimet që kam pasur me shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Grupit të kontaktit ishin konstruktive. Jam optimist se keto diskutime për një të ardhme më të mir të Kosovës dhe rajonit do të vazhdojmë me ketë frymë të mbarë. Qëlli i këtij turneu, pas takimtit ë Grupit të Kontaktit, në Gjenevë dhe Bruksel është kryesisht për situatën atkuale në Kosovë dhe përgatitje të dialgut mes Prishtinës dhe Beogradit një të ardhme jo të largët.

* Z.Holkeri këtyre ditëve bëhen plot një muaj që kur gjendeni në krye të misonit të OKB-së në Kosovë. Mund të na thoni cilat do të jenë prioritetet dhe angazhimet e juaj gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë ?

HARI HOLKERI: Nuk e kam ndërmen të qëdnrojë në Kosovë dhjetë ditë. Para se të gjendem në Kosovë në krye të misionit tim , në mesin e gushit qëndrova në Prishinë dhe pasi u njova mbi sutuatën aktula enë Kosovë dhe pas një sër takimesh dhe konsultimeve me përfaqësues të rajonit në agjendën time kamë vënë disa prioritete. I pari aplikim i ligjit, themelimi i një shoqërie multietnike avancimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit të organizuar. Për fillim këto janë disa elemente të obligimeve tona që na presin, pa të cilat besoj se nuk mund të paramendojë perspektivë të mirë të Kosovës

* Në samitin e kësaj vere në Selanik është konkluduar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojë sa më shpejtë. Në ketë dialog përfaqësuesit e Kosovës kanë kërkuar një ndërmjetësim ndërkombëtar nga BE dhe SHBA-të. Z.Holkeri, sa janë bërë përgatitjet në këtë drejtim dhe sa qëndrojnë pohimet se ju do të ndërmjetësoni në këto negociata ?

HARI HOLKERI: Po siq e theksova pak më lart dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një përgjgijie e samitit evropain në Selanaik. Ky dialog është në përgatitje e sipër. Tash shtrohet pyetja kur, ku dhe si ? Ai do të përqëndrohen në çështje praktike është në interes të dy palëve. Shpresoj se ne nga komunitei evropian dhe SHBA-të jemi shumë afër qëndrimeve për të filluar dialogun. Me mjaft rëndësi të theksoj se është me interes njohja e modaliteteteve tona që ne posedojmë dhe si ato të zbatohen. Besoj se pas një jave, pas disa takimeve dhe konsultimeve në Gjenevë dhe në Bruksel do të dihet se kur do të fillojnë bisedimet në fjalë. Prandaj pë rmomenti nuk dua të spekulojë për fatin e këtyre bisedimeve mes prishtinës deh Beogradit.

ASGJË JASHTA FORMULËS: STANDARDET PARA STATUSIT

* Z.kryeadministrator, sa do të jetë i efektëshm ky dialog kur në Kosovë ende kemi disa cështje të pazgjidhura për shembull problemin e Mitrovicës, problemin e e rreth katër mijë të zhdukurve etj…?

HARI HOLKERI: I kemi parasysh gjitha këto probleme dhe jemi duke punuar intesivisht në në ketë drejtim për përmisismin e kësaj gjendje. Fatkeqësisht sitauat e ditëvbe të fundit është e tensionuar duzke përfshirë këtu një sër inicidentesh, por nëse ne dhe insituciuonet e Kosovës do të qëndronim duarkryq do të hubnim opurtinitetitin. Për momentin kjo nuk është në favor të Kosovës as të rajonit. Edhe pse keni përshtypjen se po them të njejta gjëra, më duhet të shtoj se ne duhet të punojmë mbi të gjitha aplikimin e standradeve, vënine në vend funksionimit të një shqoërie demokratike. demokracia nuk don të thotë vetëm organizimi i zgjehdjeve të lira, por ajo ka dëmëthnjen shumë më të madhe. Cka është është me rëndësi pë rnjë shoqëri të mirëfilltë funksionale shprehja e lirë bashkë me lirinë e shtypit, lëvizja e lirë dhe para se gjithash zbatimi i ligjit.

* Që nga dorëzimi i një raporti të ekspertëve të pavarur ndërkombëtar të prirë nga Richard Goldstone, shefit të OKB-së Kofi Annan të cilit i propozohet pavarësi për Kosovën, ku pavarësia e Kosovës tashmë nuk është një temë tabu në kancelaritë e Brukselit e as të Uashingtonit. Sipas jush cili do të jetë statusi dhe perspektiva e ardhshme e Kosovës ?

HARI HOLKERI: Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjendet qe katër vjet në Kosovë. Një sër aksionesh dhe vendimes të ndërrmarura janë realizuar me mjfat sdukses në rajon. Gjatë mandatit të paraadhësit të mi një qëndrim i qartë është prezentuar për përfaqësuesit e insitucioneve të Kosovës dhe mbarë opinionin në rajon që të zabtohen standradet para statusit definitivb të Kosovës. Duhet të gjendet rrugë dhe mënyra të efektshme nga dalja e situatës së tanishme, duke instaluar standardet e një një shqoërqrie të hapur në shrëbim të funksionimit të një shteti juridik. Pikërisht atëherë Kombet e Bashkuara, rrespektivisht Këshilli i Sigurmit mund të përcaktojnë statusin final të Kosovës, përkundër disa deklaratave, qofshin ato në Beograd apo diku tjetër rreth të ardhmes së Kosovës. Mendoj, për shembull pranimimi i parlamentit serb të deklartatës mbi statusin e Kosovës, ashtu edhe
shqiptarët siq kanë deklerata e tyre politike mbi të ardhmen e rajonit. Por, për momentin kur Kosova administarohet sipas rezolutës numër 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, këto deklerata nuk kanë vlerë dhe nuk i takojnë aktualitteit. Tani duhet të punojmë dhe të angazhohemi më tepër mbi standardet drejt avancimit të procesve demokratike dhe enregjinë ta përqëndrojmë jo në deklarata, por për një Kosovë demokatike me një shoqëri të hapur dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Dhe gjithcka në Kosovë tash e tutje do të veprohet sipas rregullave dhe formulas së qartë: Standardet para statusit !

Intervistoi: Nefail MALIQI

L.Kyreadministratori i OKB-së në Kosovë z.Hari Holkeri në bisedë me Nefail Maliqin, drejtor i agjencisë informative “Presheva Jonë”

B O X:

HOLKERI: T’MOS HUMBIM ENERGJINË ME DEKLARATA, POR TË ANGAZHOHEMI PËR NJË KOSOVË DEMOKRATIKE DHE TË HAPUR

Mendoj, për shembull pranimimi i parlamentit serb të deklartatës mbi statusin e Kosovës, ashtu edhe shqiptarët siq kanë deklerata e tyre politike mbi të ardhmen e rajonit. Por, për momentin kur Kosova administarohet sipas rezolutës numër 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, këto deklerata nuk kanë vlerë dhe nuk i takojnë aktualitteit. Tani duhet të punojmë dhe të angazhohemi më tepër mbi standardet drejt avancimit të procesve demokratike dhe enregjinë ta përqëndrojmë jo në deklarata por për një Kosovë demokatike dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Duhet të gjendet rrugë dhe mënyra të efektshme nga dalja e situatës së tanishme, duke instaluar standardet e një një shqoërqrie të hapur në shrëbim të funksionimit të një shteti juridik. Dhe gjithcka në Kosovë tash e tutje do të veprohet sipas rregullave dhe formulas së qartë: Standardet para statusit !
Gjenevë, UNO, gusht

Engage the www.essaynara.com parents through the homework assignments, and couple all of this with real-world application through a real bank account

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch