Home » Lajme » Do të pranohen të gjitha kërkesat e studentëve për regjistrim në universitetet e Shqipërisë

Do të pranohen të gjitha kërkesat e studentëve për regjistrim në universitetet e Shqipërisë

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit te Republikës së Shqipëris ia kanë derguar kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, një shkresë Lidhur me regjistrimin e studentëve të rinjë në vitin akademik 2011/2012 në të cilën thuhet:

I nderuari zoti Mustafa bashkangjitur kësaj shkrese ju dërgojmë:

  • vendimin e këshillit të ministrave i cili saktëson sipas tabelës numrin e kuotave dhe tarifat për kandidatët nga trojet
  • një materjal  të shkurtër informues që mund të orientoj më mirë kandidatët nga trojet
  • udhëzimin e ministrit Tafaj për të gjithë kandidatët  nga trojet  që konkuroj në degë të veçanta

Lutemi, informimin sa më të mirë të kandidatëve dhe koordinimin për të saktësuar numrin e tyre, ndërsa ne do të mbetemi në lidhje çdo detaj.

Pas kësaj shkrese nga ministria e arsimit, kandidatët e interesuar për regjistrim në Univerzitetet e Republikës së Shqipërisë, të gjitha informatat e mëtutjeshme rrethë regjistrimit të tyre në fakultete mund ti marrin në kabninetin e kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

 

 

Njoftim per Shtyp

 

Kuotat e pranimit per studente te trojeve kufijve te vendite, per vitin akademik 2011-2012, per programet e studimit te ciklit te pare, me kohe te plote, do te ndahen ndermjet kandidatve shqiptare  nga trevat e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.

 

Administrimi i ketyre kuotave, per kandidatet nga Republika e Maqedonise , nga Republika e Malit te Zi dhe nga Prefektura e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, kryhet nga ministrite e arsimit dhe autoritetet pergjegjese respektive, te cilat do te sjellin pran Ministrine se Arsimit dhe Shkences te Republikes se Shqiperise, listat e kandidatve fitues. Shperndarja e tyre sipas trojeve behet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, bazuar ne listat e kandidateve fitues te ardhuar nga autoritetet pergjegjese respektive te trojeve, e cila ua percjell listat e ardhura nga trojet, institucioneve publike te arsimit te larte.

 

Ne baze e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves per bashkepunimin ne fushen e arsimit dhe shkences. Kandidatve nga Republika e Kosoves aplikojne direkt ne institucionet publike te arsimit te larte ne Republiken e Shqiperis, ne programe te studimit te ciklit te pare me kohe te plote.

 

Kuatat e pranimit per studente te trojeve jashte kufijve te vendit, per vitin akademik 2011-2012, per programet e studimit te ciklit te pare, me kohe te plote, jane parashikuar te jene 700, por do te pranohen te gjitha kerkesat, e ardhura nga autoritetet pergjegjese respektive te te gjitha trevave, per kandidate qe plotesojne kriteret.

 

Kriteret e vleresimit dhe te pranimit te tyre ne keto programe studimi, percaktohen nga vete institucionet publike te arsimit te larte dhe behen te njohura ne median e shkruar e elektronike per te gjithe kandidatet e interesuar.

Today, we’re straight from the source going to look at what happens when social media meets the real world and things spill between them

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch