Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe deputeti Riza Halimi kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të TK Zorasn Stankoviç , ku ky i fundit kishte kërcënuar se sjelljet e politikanëve në Luginë për ndërprerjen e bisedimeve do sanksionohen sipas ligjeve. Por pavarësisht kësaj komunikate Mustafa e Halimi i kanë thënë RTP se moratoriumi me palën serbe do të vazhdojë.
Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe deputeti Riza Halimi kanë thënë se komunikata e kryetari të Trupit Koordinues Zoran Stankoviç , është kërcënim ndaj gjitha shqiptarëve të Luginës .Sipas kryetarit Mustafa TK për 13 vite nuk dhënë asnjë rezultat konkret në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Ndërkaq për deputetin Halimi kjo është një demagogji e kryetarit Stankoviç. Por pavarësisht kësaj komunikate Mustafa e Halimi i kanë thënë RTP se moratoriumi me palën serbe do të vazhdojë.
Për kryetarin Mustafa këto deklarime i përkasin politikës së Milosheviçit dhe Sheshelit , që kanë zbatuar në Kosovë e Luginë.
Megjithatë sipas tyre qeveri serbe me miratimin e ligjit për rrjetin e gjyqësisë i ka mbyllë të gjitha mundësit për vazhdimin e bisedimeve.
Ndërkaq duke iu përgjigjur kryetarit të trupit Koordinues se qeveria serbe do të veprojë në përputhje me konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave , Mustafa e Halimi theksojnë se po të respektoheshin këto të drejta atëherë shqiptarët nuk do të ishin më të diskriminuarit. Në fund kryetari Preshevës Ragmi Mustafa duke u ndërlidhur me deklaratën e kryeministrit Ivica Daçiç se nëse shqiptarët nuk do të respektojnë ligjet le të shkojnë ka të duan , Mustafa ka thënë se qeveria serbe duhet të pranojë realitetin , që Lugina ti bashkëngjitet RKS .Liderët politik shqiptarë morën qëndrimin për ndërprerjen e bisedimeve sidomos pas miratimin e ligjit të jurisprudencës , ku preshevës iu mor gjykata dhe prokuroria themelore . Ata për mes një letre protestuese iu kanë drejtuar edhe kryeministrit Ivica Daçiç por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje për veç komunikatës së kryetarit të TK Zorasn Stankoviç ku thuhej se përgjegjësit duhet të jenë vetëdijshëm se sistemi ligjor i këtij shteti do të sanksionoj këto sjellje.
Rtv Presheva