Home » Kulturë, Lajme » Doli nga shtypi libri i titulluar ”Po të pres”

Doli nga shtypi libri i titulluar ”Po të pres”

Nga redaktori i librit Z. Hysen Ibrahimi

 

Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”Po të pres” (Përmbledhje me poezi) i autorit Idriz Gashi, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.

 

Libri është i ndarë në pesë kapituj, ku përfshihen poezi të natyrave të ndryshme, por që janë të artikuluara në nivel të lartë artistik.

 

Janë kryesisht poezi moderne, të cilat japin porosi të drejtpërdrejta. Po përjashtojmë poezitë kushtuar dashurisë, ku poeti Gashi, herë pas here, lë enigmë për lexuesin disa vargje të poezive.

 

Libri ka gjithsej 94 poezi, 135 faqe, të ndara në pesë kapituj, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.

Për më hollësisht për këtë përmbledhje me poezi do të flitet gjatë përurimit, i cili do të përurohet më 9 qershor 2018, në Landskrona të Suedisë, lokali Folket Hus (Shtëpia popullore), adresa: Söbygatan 16, me fillim në ora 12:00, ku përveç përurimit

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, Suedi, do të mbanë edhe një “ORË LETRARE”, me karakter garues, për nderë të këtij përurimi.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch