Home » Lajme, Vendore » DOLI NGA SHTYPI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

DOLI NGA SHTYPI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Sot, doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: Marrëveshja e Brukselit, jehona e saj brenda dhe jashtë vendit, pastaj vizita e Ambasadorit të SHBA-ve i akredituar në Beograd, Majkëll Kirbi, në Luginën e Preshevës e posaçërisht në Tërnoc.

Me interes për lexuesit është intervista ekskluzive e “Jehonës”, me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane. Në këtë intervistë deputeti foli për konceptin politik të LDK-së, zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës, reciprocitetin ridefinimin e kufijve sipas vitit 1956 si dhe nostalgjinë për Bujanocin, të cilën e konsideron vendlindje të dytë si dhe çështje të tjera me rëndësi për lexuesit, vetëm te “Jehona” .

 

Po vetëm te “Jehona”, mund të lexoni dhe mësoni se çfarë të mira u sjell qytetarëve të Bujanocit Direksioni për Ndërtim, në çka lavdërohet dhe ku ankohet drejtori i kësaj ndërmarrje publike, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të komunës.

 

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe bisedën me Albana Mesuli, këngëtare shkodrane, e cila në Luginë të Preshevës, nuk ka qenë kurrë, por me kënaqësi do të donte të vinte të performonte në këtë krahinë të bukur shqiptare.

 

Në brendi të revistës, mund ta gjeni edhe reportazhin për Malësinë e Bujanocit, një nga zonat më strategjike kufitare, banorët e së cilët u shpërngulën pa dëshirën e tyre nëpër qendra të ndryshme të Kosovës dhe në perëndim. Se a do t’i kthehet ndonjëherë Malësisë buzëqeshja njerëzore, do ta mësoni ku pos tjetër veç “Jehonës”. 

 

Ky numër i ri i “Jehonës”, sjell materiale të ndryshme nga jeta jonë kulturore, informative dhe sportive.

 

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë e diasporë.

 

Me “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm!

 

Redaksia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch