Home » Lajme, Vendore » Domethënë kështu na qenka lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave !!??

Domethënë kështu na qenka lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave !!??

Shkruan: Nexhat Behluli

Domethënë kështu na qenka lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave !!??

Nga dita e hënë 26.12.2011, kush ja mësyen Kosovës duhet të përgaditet mirë se e pret gjoba mjaft e madhe, varësishtë me çka do të udhëtojë!
Nëse udhëton me veturën personale, në xhepin e vetë duhet t’i ketë më së paku 60 euro për ta paguar polisën për vetëm 15 ditë, e nëse dëshiron që t’ja heqe gajlen për një vit atëherë me veti duhet t’i ketë 603 euro. Pronari i autobusit duhet të paguaj 145 euro për 15 dit, e për një vit 1680 euro. Kamionxhinjët privat dhe Firmat private Shqipëtare që mbajnë Familjet e veta por edhe që punësojnë një numër të konsiderushëm Shqipëtarë me këto vegvlat pune, për 15 dit hyrje tek nëna Kosovë obligohen të paguajnë 145 euro, kurse për një vit 1680 euro.
Dy Xhaxhallarët e mi të cilët janë të martuar nga Kosova, në ditën e Diel ishin zgjuar herët dhe i’a kishin mësyer për Kosovë, kur i pyeta se ku po shkoni aq herët më thanë se po e shfrytëzojm edhe sot që t’i vizitojm miqët tanë sepse nuk e dimë kur pasandej do të mundemi përsëri të shkojmë sepse do bëhet shumë shtrenjtë, unë qesha, sepse nuk dita çka t’i përgjigjem, në vete mendova se nuk do të jetë edhe aq problem për Xhaxhallarët e mi të cilët edhe ashtu nuk i vizitojn shpesh miqtë, në ato momente më shqetësoi pa masë brengosja e grave të Xhaxhallarve të mi.
Shqipëtarët e Lugvinës së Preshevës jemi futur në një sendviç i cili po krijon aq presion të madhë sa që vetëm sa nuk kemi plasur.
Liderët politik shqipëtarë të Luginës po heshtin, as që po i’u ndëgjohet zëri.
Çka mund të bëjnë të gjorit, ndoshta mund edhe aty këtu të prononcohen për media, sepse mundësi të veprimit ndryshe edhe nuk kanë. Mund të organizohet një lojë shpërblyese, kur së fundi herë një Liderë politik Shqipëtarë i Lugvinës u prit nga ndonjë institucion shtetëror të Kosovës, unë nuk e di edhe pse mendoj për veten se jam mirë i informuar.
Definitivisht me përbërjen e kësaj Qeveria Kosovare nuk kemi relacione të mira vëllazërore për të na ndëgjuar hallet tona.
Riza Halimi i afërt me LDK-n. Shaip Kamberi ishte aktiv në fushatën e fundit prapa LDD-s. Jonuz Musliu poashtu simpatitë e veta i kishte orientuar nga AAK-ja.
Po mendoj se më mirë kishte qenë të qëndrojnë indiferent dhe anash nga këto lojra parazgjedhore sepse nuk dihej kush do të fitoje, ja që ndodhi se Partitë politike që jua mbajshim krahun ne Shqipëtarët e Lugvinës së Preshevës na mbetën në opozit, bile njëra nga ato “LDD” në të cilën aq shumë ishim involvuar gati vetëm sa nuk ka shpallur bankrotin. Më mirë kishte qenë të bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës të dalura nga vota e popullit se sa me Partitë politike, rrezikuam pa vetëdije.
Këto që i thashë mund edhe mos ta kem mirë, mund që të jem nën presionin e shqetësimit nga fakti se që nga nesër na pret një pozicion i pa planifikuar shtesë financiar, sepse shumë vetura dhe kamiona do të kenë nevojë të udhëtojnë në drejtim të Nënës Kosovë, mbesim me shpresë se nuk do të zgjase shumë.

Nexhat Behluli
Kryetarë i kompanisë Mediale “SPEKTRI” dhe
Pronar i N.P. “ELHAN COMMERCE”   Bujanoc

3 Responses

  1. Suadi thotë:

    Vallahi hic nuk ka faj ky njeri, cysh kam me pagu 65 euro per me shku ne kosov, kta a jon normal a jo, 65 euro per 15 dit a un per tan vitin e kam regjistru veturen time 160 euro, o hashimooooo , edhe nketon i ke do shqiptar.

  2. DorkySwaqq thotë:

    Essalamu eleykum hmtierlok qe9rindashlar! Norwegiye uyghur teshkilati bolush supitinglar bilen, norwegiyede yashawatqan uyghurlargha wekillik qilimiz dewatqan ikensiler, uyghurlarning siyasiyitigila emes belki uyghur tilighimu ehmiyet bersenglar. tor be9tinglarni uzundin biri koztup kiliwatimen. Tor bitinglarni uyghur kona ye9ziqida yasisanglar. te9xnikanglar yetmise bashqilargha yasatsanglarmu bolidu.Xuddi musteqilliq kirek emes aptonumiye kirek de9gendek. Uyghur kona ye9ziqi bolmisimu uyghur latin ye9ziqi bolsa bolidu de9gendek ish. gipim qattiq ketsimu xapa bolmanglar. Doslar yighlitidu, dushmenler kulturidu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch