Home » Lajme, Opinione » Dorëheqja e Ramushit si “shigjetë”!

Dorëheqja e Ramushit si “shigjetë”!

Shkruan: Nehat Hyseni

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, realisht paraqet tërheqje mbrapa të “shtizës së shigjetës”, me qëllim për ta gjuajtur cakun sa më larg në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, të cilat pritet që të ndodhin në vjeshtë të këtij viti kalendarik.Sipas deklarimeve të Tij në emisionin “Rubikon” në KTV javën që shkoi, ai deklaron se një sondazh i fundit i opinionit, AAK-në e kanë nxjerrë si “parti të parë” me reth 55% të votuesve?!Sipas kësaj na del se Ramushi e ka “terezitë” mirë këtë punën e dorëheqjes me qëllim të rifitimit të postit të kryeministrit, madje me pretendime që kësaj radhe ta fitoj këtë post pa votat e Listës Srpska, që drejtohet nga Beogradi, dmth me votat e shumicës së deputetëve Shqiptarë.Se a do t’i përputhet Ramushit “pazari i shpisë me atë të çarshisë”, kjo mbetet që të shihet.Apo, mbase do të luhet ndonjë lojë tjetër në skenën e brishtë të politikbërjes kosovare?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch