Home » Opinione » Dr.Ibrahim Rugova, arkitekt i Pavarësisë së Kosovës

Dr.Ibrahim Rugova, arkitekt i Pavarësisë së Kosovës

Nehat HyseniShkruan: Nehat Hyseni

Vendosja e shtatores së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, ditën e premte, më 27 shtator në Sheshin përball Kuvendit të Republikës së Kosovës, që mbanë me krenari emrin e tij “Ibrahim Rugova”, paraqet aktin më sublim të nderimit të jetës dhe veprës së Tij madhore në vënien e themeleve të shtetësisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Si asnjëherë më parë, qendra e Prishtinës është rregulluar dhe e stolisur shkëlqen me realizimin e mrekullueshëm dhe e bënë edhe më dinjitoz dhe më krenarë  vendosjen e saj, në afërsi të shtatores së Skënderbeut.

Këta dy burra të mëdhenjë të Kombit shqiptar, Skënderbeu në mesjetën e errët shndëriti me shpatën e tij vezulluese për ta mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e Shqiptarve, Ballkanit dhe Europës së atëherëshme dhe Dr. Ibrahim Rugova që solli intelektualizmin politik në skenën e përgjakur dhe të shumëvuajtur ballkanase, duke rrezatuar plotë vendosmëri dhe “gandizëm” politik të paluhatshëm, deri në fitoren definitive të Pavarësisë.

Si sot më kujtohet dita 4 marsut 1992, kur unë kisha fatin të raportoja në Këshillin e partive politike shqiptare mbi Referendumin e shqiptarve të Luginës së Preshevës për Autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkëngjitje Kosovës” me sa vendosmëri, entuziazëm dhe inkurajim na mbështeti, me cilësi të një burrështeti të rangut më të lartë botëror, i ndihmuar nga “krahu i tij i djathtë”, Prof. Dr. Fehmi Agani.
Ibrahim Rugova, ky burrë i madh i Shqiptarisë, me veprimin e Tij stoik dhe të papërkulshëm ndaj të gjitha sfidave dhe stuhive të tërbuara nacional-shoviniste serbomadhe të prira nga diktatori dhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, me tërë makinerinë marramendëse luftarke, u detyruan të gjunjëzohen dhe të pësojnë disfatën më të madhe në historinë serbe.
Urtësia, intelektualizmi brilant, maturia dhe mbi të gjitha vendosmëria madhështore, ishin arma që mobilizoi diplomacinë europiane e botërore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në lëvizje Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-n, me makinerinë gjiganteushtarake të e tyre, deri në fitoren definitive dhe lirisë së Kosovës. Ibrahim Rugova me urtësinë e tij i kontriboi si askush më parë ndryshimit të bindjes dhe imazhit të botës demokratike për shqiptarët, meqë propaganda antishqiptare serbe kishte arritur të krijoj një pasqyrë të shtrembëruar për shqiptarët e ish Jugosllavisë, si “primitivë” dhe si fanatikë muslimanë, të cilët, sipas tyre, nuk e meritojnë lirinë dhe duhen shtypur.
Akti i vendosjes së shtatores së Ibrahim Rugovës ka ngjallur emocione të mëdha pozitive te shqiptarët kudo që janë, për këtë figurë të madhe dhe kolos të Kombit, filozofia politike e të cilit është shndërruar në vizion politik gjithëkombëtar, “Rugovizmi”, i cili për çdo ditë e më tepër po paraqet frymëzim për skenën politike të shqiptarve në Ballkan, si dhe për skenën politike kosovare.
Nderimi i figurës së Ibrahim Rugovës paraqet në këtë mënyrë madhështore 7,5 vjet pas vdekjes së parakohëshme të tij në këtë shesh madhështorë, që d ja shndërruar Prishtinën në qendër metropolitane me të cilën do të mburreshin shumica e metropoleve botërore, paraqet mënyrën më të mirë për ta falembderuar dhe madhëruar këtë figurë kolosale kombëtare, i cili paraqet frymëzim dhe udhërrëfim për të gjithë ne, drejtë ardhmërisë sonë më të lumtur në gjirin e familjes së madge të demokracisë europiane e botërore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch