Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Dr. Krasniqi: 1 Qershori të shpallet – Dita e transplantimit të organeve

Dr. Krasniqi: 1 Qershori të shpallet – Dita e transplantimit të organeve

Prishtinë, 10 gusht 2018

Libri ”Rrugëtimi i një JETE të dhuruar”, i autorit Dr. Ramadan Myrtaj, përcjell porosi dhe mesazh për të gjithë, për institucionet dhe shoqërinë, se si duhet të luftohet për jetë. Ky libër, i cili u promovua në Prishtinë nën përkudjesjen e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë“Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ka në qendër, Arnisën e cila i ka dhënë organin e mëlqisë babait të saj Ramadan Myrtajt dhe vetë autorin, i cili e lufton sëmundjën.

Në hyrje të këtij manifestimi, kryetari i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica, vlerësoi përpjekjet dhe veprimtaritë e zhvilluara të shoqatës së shkrimtarëve dhe të artistëve shqiptarë “Papa Klementi Albani XI” në Suedi, anëtarët e së cilës me përkushtim kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme në trojet shqiptare, duke dëshmuar prirjen dhe dashurinë që kanë për krijimtarinë letrare-artistike dhe për kulturën shqiptare. “Edhe sot, në këtë përurim, fjala është për librin e Ramadan Myrtajt, “Rrugëtimi i një JETE të dhuruar”, shihet interesimi dhe dashuria e këtyre krijuesve, me të cilët në të ardhmen shpresojmë të bashkëpunojmë edhe më shumë e të organizojmë veprimtari të përbashkëta në Kosovë e në mërgatë, duke u uruar suksese të reja në letërsi e përgjithësisht në art e kulturë”, tha z. Galica

Ndërkaq, drejtori i Institutit Albanalogjik, Hysen Matoshi, tha se libri “Rrugëtimi i një jete të dhuruar” është një libër i jetuar, më shumë se libër i shkruar. “Një libër që ofron shumë emocione, që ofron dimensione të vuajtjes së njeriut dhe përpjekjeve për jetën. Vetëm një koalicion babë- bijë mund ta mposhte vdekjen me radhë”, tha Matoshi, duke tërhequr vërjetjen që ky libër mostë mbetet vetëm një evokim, por të mbetet një inkurajim për gjithë.

Mehmet Rukiqi përgëzoi Dr. Ramadan Myrtajn për librin, por ai përgëzoi në veçanti Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë“Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, e cila përkujdeset që të promovojë libra të autorëve të ndryshëm, duke vazhduar të lihet gjurmë për të ardhmen. Ai përmendi shumë shoqata të shqiptarëve dikur, deri te grumbullimi i tyre në njëFederatë me emrin “Vatra” e Fan Nolit. “Sot ka edhe shoqata të tjera që funksionojnë, por sot për sot jo vetëm në Kosovë, por edhe më tej, flamurin e ka SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Hysen Ibrahimi, kryetar i kësaj shoqate po përpiqet me bensikëri dhe po arrinë po atë rrugë që filloi, Sami Frashëri, Nikollë Naço, Kristo Luarasi dhe më vonë edhe Fan Noli”, tha Rukiqi.

Dr. Salih Krasniqi, në recensionin e tij me titull “Betejë e fituar”, përshkroi rrugëtimin e shkollimit dhe studimit të specalizimit tëDr.Ramadan Myrtajt e pastaj rrugëtimin e jetës së dhuruar nga vajza e tij. “Dr. Myrtaj që në kapitullin e parë tregon arsyen për ta shkruar këtë libër autobiografik. Rrëfimin e fillon me fjalët “Si e kuptova se kam kancer”. Në bazë të këtyre fjalëve jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë dhe mos trajtimi i saj do të sillte deri te vdekja. Jeta është luftë dhe nëse dorëzohemi në luftë humbim, pra duhet luftuar dhe asnjëherë s’duhet dorëzuar”, thotë dr. Krasniqi. Ai ndër të tjera shpreh edhe emocionet e tij, kur veçon sakrificën e Arnisës se si kishte marrë vendimin për t’ia dhuruar organin e mëlqisë babait të saj.

Me këtë rast, ai propozoi që 1 qershori të shpallet Dita e transplantimit, sipas datës 1 qershor 2005, kur Arnisa i ka dhënë mëlqinë babait të saj.

“Ky libër duhet të jetë një referencë dhe një mesazh edhe për qeverinë e Kosovës, që të nxjerrë ligje për transplantimin e organeve në shëndetësinë kosovare. Po ashtu qeveria duhet të bëjë më shumë që të zhvillojë sistemin shëndetësor, në mënyrë që pacientët të marrin shërbime në klinikat tona, e jo të kërkojnë zgjidhje në vende tjera, të detyruar të kërkojnë shërim”, tha Dr. Krasniqi.

Ndërkaq, Prof. Fetah Bahtiri,nënkryetar i SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, në një recension që kishte dërguar, në mungesë të pranisë fizike, thotë se libri është“Një kronikë e betejës për jetën e rilindur dhe ofron leksione mjekësore”. “Libri “Rrugëtimi i një jete të dhuruar” është një libër i pazakonshëm që është kronikë e një beteje për jetën dhe për mosdorëzimin para sfidave të cilat autorit ia kishte shkaktuar sëmundja – kanceri në mëlçi. Pra, fjala është për një dramë jetësore, por jo vetëm kaq…Ky libër është një burim i pasur didaktik për luftimin e sëmundjeve të rënda të cilat mund ta godasin secilin njeri. Është, pra, mjet mësimor për ata që merren me mjekësinë dhe me studimet në fushën patologjisë – shkencës e cila merret me studimin e sëmundjeve, shkaqeve të sëmundjeve, paraqitjen dhe zhvillimin e tyre, thuhet në fjalën e Bahtirit.

Pas trajtimit që kishte në Turqi, po fillonte një fazë edhe më e vështirë për doktor Myrtajn. Njëkohësisht edhe më e kushtueshme dhe ai ballafaqohet me situata të papritura derisa kërkonte një zgjidhje për trajtim të mëtutjeshëm.

Njëri ndër përkrahësit në këtë rrugëtim, ka qenë edhe Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH “Papa Klemneti XI Albani”,  i cili kishte mundësuar që Dr. Ramadan Myrtaj të shkonte në Suedi të vazhdonte trajtimin. Në recensionin e tij për librin, ai thotë se libri “Rrugëtimi i një jete të dhuruar” dallohet nga librat e tjerë të autorëve shqiptarë, i cili kalon përmasat e një libri autobiografik, dhe shndërrohet në një libër këshilldhënës, shpresdhënës, duke ua lehtësuar rrugën të gjithë atyre pacientëve, të cilët vuajnë nga një sëmundje e njëjtë siç vuajti dr. Ramadan Myrtaj. Por, sëmundjën Dr. Myrtaj e mundi me mbështetjen e vajzës së tij Arnisës. Përmes emocioneve dhe lotëve. z. Ibrahimi veçoi sakrificën e Arnisës, duke e quajtur atë heroinë e gjallë, siç e quan edhe vetë babai i saj në libër.

Arnisa ishte shumë e sigurtë për vendimin e saj. Në fjalën e saj përshendetëse ajo tha që ka shëndet të plotë, duke inkurajuar të tjerët që të dhurojnë organët, në qoftë se do të paraqitej nevoja. “Unëgëzoj një shëndet të plotë që më shumë se 9 vjet. Kam dy vajza dhe jetoj në Amerikë bashkë me bashkëshortin tim Blerimin”. Arnisa në këtë fjalim shkëputi vetëm një moment dobësie ndoshta në vendimin e saj për dhurimin e mëlqisë. “Ishte data 1 qershor 2005, kur bashkë me babin po niseshim në sallën e operaconit, për një çast ktheva kokën dhe e pashë nanën, e cila po na shoqëronte. Nana kishte vënë dorën në gjoks, dhe mezi merrte frymë dhe unë thashëaspak nuk e kam problem këtë punë, sa e paska nana ime. Nuk e kam parë asnjëherë këtë dobësi të saj, por atë moment e pashë sa vështrë ajo e kishte, sepse dy njerëz të rëndësishëm, po hynin luftës për jetë dhe përherë të parë më janë përlotur sytë…”.

Operacioni ishte kryer me sukes, tha Arnisa, duke theksuar se ajo kishte ndërmarrë këtë vendim me shumë dëshirë dhe me vetëdijej të plotë, pa u ndikuar nga askush. Me këtë rast, ajo tha se është i nevojshëm dhurimi i organëve, sepse shpëtohet jetra njerëzish. “Kur e them këtë, mendoj edhe fatkeqësitë në komunikacion, kur njerëzit vdesin dhe dhurimi i organeve të tyre do të shpëtonte shumë jetra. Siç thuhet shpirti shkon në qiell, trupin dhe organet i hanë dheu. Toka nuk ka nevojë për to, por kanë nevojë njerëzit”, tha Arnisa Myrtaj Arifi.

Ndërkohë morrën fjalën edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë promovim, duke veçuar kontributin e Dr. Ramadan Myrtajt për librin, por edhe për punën e tij në shëndetësinë kosovare. Dr. Jusuf Bajrami, shef i Qendrës së Mjekësisë Urgjence, tregoi se dr. Ramadan Myrtaj, ndër të tjera, kishte themeluar edhe Entin e Mjekësisë Urgjente, në rrethana shumë të vështira menjëherë pas luftës. “Fatkeqësisht, me këto probleme që ka pasur dr. Ramadani është dashur t’i gjendej pran shteti, sepse edhe atëherë kemi pasur ministri dhe disa institucione…por fatmirësisht që përfundoi mirë. Dua të përgëzoj Arnisën dhe sakrificën e saj për prind, por edhe dr. Ramadanin për durimin që ka treguar për luftimin e sëmundjës”, tha dr. Bajrami.

Ndërkaq, Dr. Salih Ahmeti, tha se libri është shumëiveçantëpër shumë arsye, sepse pëshkruhet në vetën e parë, nga një autor, i cili është edhe profesionist i mjekësisë, ështëi veçantë në aspektin profesional, etik, social dhe psikologjik. “Ne kemi një libër kur autori është vetë mjek, njohës i mirëi mjekësisë, dhe kjo i ka mundësuar që të njohë anët e mira por edhe dështimet e mundshme të mjekësisë. Autori, pothuajse në përfundim të karrierës së tij, tregon që skajshmërisht i beson mjekësisë dhe mundohet të ballafaqohet përqidnje shumë të vogla dhe të shkojë skajshmërisht me besueshmëri të paluahtur dhe të përfundojë mirë”, tha Dr. Ahmeti.

Në mbyllje të takimit, autori i librit “Rrugëtimi i një jete të dhuruar”, Dr. Ramadan Myrtaj tregoi më gjerësisht dramën që kishte kaluar. Duke treguar që ai tashmëështë një njëri me dy jetë.

“Unë jam njeri me dy jetra, 13 korrik më 1949 e deri në qshor 2005 dhe jeta e dytëështë nga 1 qershori i 2005 e tutje. Janë 13 vjet e dy muaj e 10 ditë, ose 4815 ditë. Kjo jeta e dytë më duket se e kam më të lumtur, por këtë jetë ma dhuroi personaliteti, me vetëdije e ndërgjegje të lartë, me mendje ë ndritur, me dëhsirë e vullnet të lirë, me guxim e vendosmëri që ishte një humaniste me shirt altruist dhe kjo është bija ime, Arnisa. Faleminderit për jetën!

Ai falendëroi z. Hysen Ibrahimi, i cili i kishte mundësuar të shkonte në Suedi, ku ai kishte një ndërhyrje të dytë dhe e cilëson atë si shpëtim të dytë.

“Z. Hysen më tha sitë shkoj në Suedi do të nisi procedurën për vizë. E tha dhe e bëri. Faleminderit Hysen Ibrahimi”, tha ndër të tjera Dr. Myrtaj.

Arnisa ka bërë vepër hyjnore dhe i ka plotësuar kriterët për të qenë një altruiste. Ai falenderoi familjën që nuk iu ka ndarë asnjëherë, në rënd të parë bashkëshortja, e tij Taibe Myrtaj. “Ne vazhdojmë të jetojmë dhe të veprojmë e punjomë bashkarisht”, tha Myrtaj.

Afër 200 pjesëmarrës morrën librin “Rrugëtimi i një jete të dhuruar”, të nënshkruar nga Dr. Ramadan Myrtajt dhe Arnisa dhe në fund bënë edhe fotografinë e përbashkët para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch