Home » Lajme » Drashkoviq: Banorët e Medvegjës nuk e përkrahin shkëmbimin e territoreve

Drashkoviq: Banorët e Medvegjës nuk e përkrahin shkëmbimin e territoreve

Kryetari i Komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka deklaruar se ngjarjet në veri të Kosovës mund të ndikojnë në jug të Serbisë, para së gjithash për shkak të spekulimeve të shkëmbimit të teritoreve dhe se banorët e komunës së tij përkrahin ide të tilla.

“Nuk egziston shtet që ka vetëm një popull” ka thënë Drashkoviq, duke shtuar se “ne këtu jemi mësuar të jetojmë pranë njëri tjetrit”.

Drashkoviq ka thënë se ende ka shpërngulje nga Komuna e Medvegjës, mirëpo bëhet fjalë për raste të veçanta.

“Në përgjithësi shpërnguljet janë të ndaluara. Shpresoj që me hapjen e vendeve të reja të punës dhe me situata të reja do të kemi edhe rjedhje të banorëve. Ne kemi njerëz që kanë ardhë nga shtetet tjera, si Bosna dhe Maqedonia ku punojnë në minierë dhe ata kanë ndërmend të mbeten këtu” ka thënë Drashkoviq.

Kryetari Drashkoviq pret që të hapet së shpejti fabrika për përpunimim e paletave dhe briketit, me një donacion të Sllovenisë. Programi PROGRES ka dhuruar donacion prej 100.000 euro për adoptim të vendit, ku do të punojnë rreth 50 punëtorë si dhe investime të tjera.

RTV Presheva

Although this ends with a plug for an ed www.pro-essay-writer.com/ tech product, I love the bold graphics and the message

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch