Home » Lajme, Opinione » “Dreqi i madh” në Luginë të Preshevës!

“Dreqi i madh” në Luginë të Preshevës!


Shkruan: Nehat Hyseni

Pas bllokadës agresive të “njeriut të mirë” të Serbisë, siç e quan Presidenti
Aleksandar Vuçiq kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifin, më 25 prill 2017 në një
konferencë për media në Leskovc, dhe të PDSH-së së Ragmi Mustafës, dmth autorit të
“Zahvallnicës” (Mirënjohjes) ndaj Vuçiqit “për kontributin e tij ndaj shqiptarve të
Luginës së Preshevës”.
Vetëm pesë ditë pas gjuajtjes me gurë të Vuçiqit nga familjarët e viktimave të
myslimanëve me rastin e 20 vjetorit të masakrës dhe gjenocidit më të madh pas Luftës
së Dytë Botërore, të cilën ky zotëri “patriot” shqipfolës ia dhuroi atij, për ta
rehabilituar atë para botës demokratike për gjenocidin serb ndaj popullatës së
pambrojtur civile të muslimanëve në Srebrenicë.
Kjo njollë dhe ky turp dhe krim i madh e makabër që ia bëri Z.Mustafa shqiptarve të
Luginës dhe mbarë kombit shqiptar në Ballkan e gjithandej nëpër botë, gjithësesi
duhet shfuqizuar nga qeverisja e ardhëshme lokale e komunës së Preshevës, në krye me
zonjën Ardita Sinani dhe ta shpëtoj nderin dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarve dhe
orientimin e tyre demokratik e civilizues, që me shekuj ka kultivuar vlera të
mirëfillëta humane e progresive.
Si dy hijena të pangopëshme për pasuri të pistë e për faqe të zezë, Arifi dhe
Mustafa nxitën rrëmujë e konflikte në seancat e Kuvendit të Komunës së Preshevës,
duke sharë e duke fyer dhe duke shkaktuar tollovi e rrëmujë, që realisht paraqiste
rrezik për pasoja të rrezikëshme dhe për gjakëderdhje midis asambleistëve komunalë.
Qeveria e Serbisë, më 14 shtator suprimoi Kuvendin Komunal të Preshevës dhe shkarkoi
me dekret kryetaren legjitime të Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani dhe
emëroi Shqiprim Arifin, si kryeagjent i agjenturës serbe, APN-së, dmth filialës së
SNS-it në krye të Masave të dhunëshme në Preshevë.
Kështu filloi katrahura e vërtetë ndaj institucioneve demokratike të pushtetit lokal
në komunën e Preshevës dhe vendosja e regjimit arbitrar e diktatorial nga Qeveria e
Serbisë, i ngjajshëm me atë të regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit pas
suprimimit të Kuvendit të KSA të Kosovës, më 5 korrik 1990.
Asokohe, si punëtor i Kuvendit të Kosovës, i kam përjetuar drejtpërsëdrejti ato
procese ogurzeza anticivilizuese dhe antishqiptare dhe, fatkeqësisht, kam qenë
dëshmitar i gjallë i tyre.
Rrahman Morina, si kryetradhëtar antishqiptar, faqezi dhe i pashpirt, u shndërrua në
vegël dhe instrument ekzekutues të poltikës gjenocidale të kasapit të Ballkanit,
Sllobodan Millosheviqit, derisa përjetoi “sulm në zemër” dhe u vra mizorisht nga
regjimi antishqiptar të cilit i shërbeu me idiotësi dhe më në fund përfundoi si
“limon i shtrydhur”, i pa dinjitet e i pavlerë, në plehërat e historisë.
Asokohe, Rrahman Morina dhe tradhëtarët e tjerë antishqiptar deklaronin se
shqiptarët nuk po i kuptojnë përpjekjet e regjimit serb “për të mirën e tyre”.
Prandaj, meqë nuk i kuptonte ndjenjat e mirëfillta kombëtare e patriotike të
shqiptarve, Rrahman Morina pati deklaruar se është “një dreq i madh” tek shqiptarët,
që po i nxitë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe po krijon protesta e
demostrata, sipas tij tij “të paarsyeshme dhe të panevojëshme”.
Paradoksalisht, 27 vjet pas atyre ngjarjeve makabre, historia e tillë e trishtë
anticivilizuese e antikombëtare po na përsëritet tani në Luginë, e sidomos në
komunën e Preshevës, me Shqiprim Arifin dhe partinë e tij, APN-në, si filialë e
SNS-it të Presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.
Ashtu si Rrahman Morina asokohe, edhe Shqiprim Arifi tani po “çuditet” se si
shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po e kuptojnë, se “Plani Aksional për
kolonizimin e Serbisë është për të mirën e shqiptarve”, dhe se sipas tij me këtë
Plan për serbizimin e Preshevës “ruhet substanca kombëtare e shqiptarve në komunën e
Preshevës”(sic!!!)!
Prandaj, Arifi si “yll” i mediave serbe të Beogradit, deklaron se për gjendjen
diskriminuese të shqiptarve në Luginë të Preshevës “janë fajtor vet shqiptarët”,
meqë nuk janë qytetarë lojalë ndaj Serbisë “?!
Në portalin www.presheva.al, që dyshohet se është pronë e tij, Shqiprim Arifi
ankohet se partitë politike të shqiptarve në Preshevë e akuzojnë atë “sepse ka
deklaruar që kryeqendra e shqiptarëve në jug të Serbisë është Beogradi,dhe që ne
duhet të tregojmë lojalitet ndaj Serbisë”.
Pastaj, Shqiprim Arifi vazhdon të na sqaroj se “pa qenë qytetarë lojalë ndaj Serbisë
ne nuk mund të zhvillohemi e as të mbijetojmë, amerikanët shkërdhata na kanë bërë me
dije që bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë nuk ka, edhe qeveria shqiptare ajo e
mëparshme e Sali Berishës dhe kjo e Ramës na kanë bërë me dije që kryeqendra e juaj
nuk është Tirana por Beogradi, edhe Prishtina na ka bërë me dije që kryeqendra e
juaj është Beogradi e jo Prishtina, na kanë bërë me dije që ne duhet të jemi lojal
ndaj shtetit serb me kusht që ata të na ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të komunave
shqiptare në jug të Serbisë”?!
Kërkoj falje ndaj juve lexues të nderuar për fjalorin e pistë dhe për histerinë
antishqiptare e antiamerikane të këtij përbindëshi dhe monstrumi antishqiptar.
Ju siguroj të gjithë juve, lexues të nderuar, kudo që ndodheni, se të gjithë
shqiptarët e Luginës së Preshevës, madje edhe ata të cilët akoma janë të hipnotizuar
dhe të droguar me mashtrimet makabre të kryetarit të dhunshëm “nga zarfi” i Qeverisë
së Serbisë, shqipfolësit Shqiprim Arifi, se ndjehemi të fyer dhe skajshmërisht të
indinjuar ndaj sharjeve primitive dhe fyerjeve ndaj popullit Amerikan, që Kosovës së
bashku me luftëtarët e lirisë, ia sollën lirinë dhe pavarësinë, kurse SHBA-të janë
dhe do të mbeten mik dhe partnerë strategjik i përjetshëm i të gjithë shqiptarve,
kudo që janë.
Unë personalisht, si zëdhënës i Referendumit dhe si koordinator i Grupit EEE të
CHF-USAID-it, në periudhën 2002-2008, posaçërisht ndjehem i fyer nga këto deklarsta
poshtëruese e fyese antiamerikane të Shqiprim Arifit dhe dëshiroj ta falemnderoj
publikisht qeverinë dhe taksapaguesit e popullin Amerikan për ndihmën e pakursyer,
shumë të rëndësishme dhe të madhe ekonomike, politike e morale dhe për investimet e
shumëta dhe tejet të rëndësishme të tyre ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, dua t’i kërkoj falje publike qeverisë dhe Ambasadës së SHBA-ve për këto
fyerje shizofrenike antiamerikane të këtij lideri të papërgjegjshëm, vehabistit dhe
ekstremistit islamik, Shqiprim Arifit.
“Ndaj Beogradit është lojale e tërë Kosova e cila furnizohet me artikuj ushqimor nga
Serbia,bile edhe politikanët atje kanë pasaporta serbe dhe qytetarët e Kosovës
pajisen akoma me pasaporta serbe dhe këndej sulmohet Shqiprim Arifi i cili ka lindur
në Manheim të Gjermanisë, i cili ka ardhur për ta zhvilluar vendlindjen popullin dhe
atdheun e tij”, deklarohet në këtë artikull.
Gjithçka që mund të thuhet në fund, është se vërtetë mbetemi të hutuar dhe pa fjalë
e “pa koment”, si dhe të bindur se, mjerisht, “një dreq i madh” vërtetë është duke
ndodhur aktualisht në Luginë dhe në politikbërjen preshevare!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch