Home » Opinione » Drilon Hyseni: ZGJEDHJET NË SERBI DHE SHQIPTARËT

Drilon Hyseni: ZGJEDHJET NË SERBI DHE SHQIPTARËT

Kohëve të fundit jemi dëshmitar të një fushate të pa parë deri më sot në Komunën e Bujanocit. Zgjedhjeve lokale po u afrohet momenti dhe pikërisht kjo bëri që partitë shqiptare që veprojnë në këtë komunë të zgjohen nga gjumi. Por ajo që është më problematike dhe më brengosëse është fakti që këto parti po përdorin gjuhën më fyese dhe më banale të mundshme, duke harruar se përkrah kanë një armik,siç është faktori serb, i cili mezi pret që shqiptarët të kenë me se të merren, dhe duke harruar këtë, atyre u lehtësohet rruga për të marrë në qeverisje Komunën e Bujanocit. Po qe se do të ndodhte kjo, për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të bëhej akoma më e vështirë mbijetesa. Megjithatë fajtori nuk do të lihet mënjanë dhe do të jenë pikërisht partitë shqiptare që do të japin llogari para këtij populli të stërlodhur.
Si duket liderëve partiak i bie në mend populli i tyre me hallet,problemet dhe nevojat vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, duke kërkuar nga ata votën e tyre, dhe duke i dhënë si shpërblim premtime të parealizueshme.
Komuna e Bujanocit, me përafërsisht tridhjetë mijë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë aty, ka në listat zgjedhore katër parti politike. Kjo do të thotë se popullata në këtë komunë jo se është e ndarë në dysh, por katërfish sa i përket përkatësive politike, gjë që është e panevojshme, sidomos në këto momente, ku trojet e banuara me shqiptarë jashtë territorit te Shqipërisë dhe Kosovës, gjithkund në Ballkan po kalojnë një situatë shumë të rëndë dhe të jashtëzakonshme, sidomos në aspektet e sigurisë.
Fyerjet dhe shprehjet banale që përdorin partitë politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, duke akuzuar njëra tjetrën, dhe duke mos bërë fushatë me shpalosje të programeve të tyre politike, me do e mos që do ti shkojnë në favor partive politike serbe, dhe duke fituar nga kjo anë, do të jetë popullata shqiptare ajo që do të jetë humbëse. Hakmarrja nuk është e nevojshme, dhe sidomos gjuha e përçarjes, në këto momente krize për popullatën e Luginës së Preshevës.
Ky problem duket se nuk i intereson shumë koalicionit aktual që qeverisë në komunën e Bujanocit, sepse ata tashmë janë pjesëmarrës në marrëveshjen multietnike që është arritur në fillim të këtij mandati, dhe ata mendojnë se prapë do të mund të qeverisin në të njëjtën mënyrë, duke harruar se gara për pushtet është bërë shumë e ashpër, kurse përçarja mes shqiptarëve është thelluar akoma më shumë
Kjo le të merret edhe si një paralajmërim për udhëheqësit tanë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sepse ata duhen të jenë më vigjilent dhe të shfaqin më tepër interes sa i përket çështjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi, sepse nesër po ndodhi gjë, do të marrin edhe ata dënimin e merituar.

4 Responses

  1. MASAMO thotë:

    Analizë e matur e gjendjes aktuale shoqerore-politike ne Buajnoc.Një shkrim që pasqyron thirrjen e nevojës se unitetit politikë,pasi partitë politike thirren ne emer të interesave te popullit.Është një mendim shumë i fuqishem,një mendim i ri pa anime,që na anën tjetër kerkon vetije kombetare.Përgzime për shkrimin,të mosndalesh duke kerkuar ndryshimin dhe permirsimin e jetësës së shqiptarve!

  2. besimtari thotë:

    Eselamu alejkum

    All-llahu të ruajtë inshaAllah vëlla i nderuar. Nuk ka se çka të shtohet.

    Ue selam

  3. jusuf thotë:

    ti ke shkru e ke shku e ske than kurgjo, pushtetin shqiptaret e humbin vetem nese nuk dalin ne zgjedhje o zotni a sa i perket partive politike munden me kon edhe 100 parti po votat e shqiptarve caty shkojn… ktu eshte gare mes partive shqiptare edhe vetdisohuni se nuk hubet pushteti kurr se shqiptaret prap se prap kualicion bashk do te formojn.. po edhe te kete fyerje nuk eshte tragjike… ata smunden mi lavdru kundershtart pershendetje..

  4. artini thotë:

    Te gjithe vrapojne per votimet serbe kurse ceshtja kombetare eshte harruar,kurse serbet ka nje deshmi per argumentuar se ju jeni per nje karrik se ju nuk i refusoni votimet serbe.Kurse serbet e veriut po qendrojne te pa thyerr dhe nuk i pranojne pushtetin e Kosoves kurse jemi buke permbysur.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch