Home » Opinione » Drita Osmani: Sqarim

Drita Osmani: Sqarim

Sqarim

 

Unë, Drita Osmani, njoftoj mediat se të hënën më 21 janar 2013 në protestën e organizuar në Preshevë, si pasojë e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc; nuk kam folur “në emër të familjarëve të dëshmorëve të ish UÇPMB-së, veteranëve të luftës dhe si ushtare e UÇK-së”, ndonëse vetë ish-pjesëtare e UÇPMB-së dhe familjare e dëshmorit të kombit; por vetëm si një qytetare dhe veprimtare e pakënaqur nga veprimi i qeverisë serbe. Për më tepër, deklarata e vetme e saktë e imja është ajo që e kam pohuar me megafon ditën e protestës dhe jo disa deklarata që janë rinterpretuar, apo keqinterpretuar, nga disa media.

 

Me respekt,

Drita Osmani

 

Preshevë, 23 janar 2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch