Home » Lajme, Sport » Driton Kuka: Do të fitojmë medalje aq sa numri i rrathëve olimpikë

Driton Kuka: Do të fitojmë medalje aq sa numri i rrathëve olimpikë

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se beson që numri i medaljeve që do t`i fitojë do të jetë aq sa është numri i rrathëve olimpikë, pra pesë.

Nga aeroporti i Prishtinës ai ka thënë se në Tokio morën medalje më shumë se sa që besuan. 

“Unë si trajner besoj t’i fitojë edhe dy medalje dhe t’i bëjmë pesë, aq sa janë pesë rrathët olimpik. Me të vërtetë mrekulli. Kemi shkuar për medalje, por s’kam qene optimist qe do t’i fitojmë dy medalje”, ka thënë Kuka.

Kampionia olimpike Nora Gjakova ka thënë se medaljet e fituara shkojnë për popullin e Kosovës.

Nga aeroporti i Prishtinës ajo ka thënë se pritjet janë tejkaluar.  

“Është një sukses i jashtëzakonshëm. I kemi tejkalu të gjitha pritshmëritë. Dua ta falenderoj trajnerin Driton Kuka. Falënderoj familjen që gjithmonë na kanë përkrah, si mu si Akilin. Faleminderit popullit të Kosovës. Kjo medalje eshte per gjithë popullin e Kosoves”, ka thënë ajo. 

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, nuk i sheh të mjaftueshme tri medaljet e Kosovës nga olimpiadat..

Nga aeroporti i Prishtinës ajo ka thënë se duhet kërkuar më shumë. 

“Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falenderu gjithve, sidomos popullit shqiptar qe na ka mbështet vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbetë vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me ma shumë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress