Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Dua Lipa kuqezi në Kiev para finales së Ligës së Kampionëve

Dua Lipa kuqezi në Kiev para finales së Ligës së Kampionëve

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa do të performojë ditën e nesërme në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve.

Këngëtarja shqiptare ka dhënë sot edhe një parashikim se kush e fiton trofeun, ku do të ndeshen Real Madrid dhe Liverpooli.

“Përshëndetje. Unë jam Dua Lipa, dhe parashikimi im për nesër është 3:2, për Liverpoolin”, thotë këngëtarja në faqen zyrtare të UEFA-s, teksa duket në një veshje kuqezi.

Dua ka mbërritur në Kiev të Ukrainës, aty ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar provat para kësaj finale.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch