Home » Lajme, Sport » Duele shumë interesante në 1/8 e finales

Duele shumë interesante në 1/8 e finales

Franca do të përballet me Argjentinën dhe Uruguai me Portugalinë

Pasi të enjten mbrëma përfunduan ndeshjet e fazës së grupeve, të shtunën (sot) do të fillojnë ndeshjet e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror.

Duelet e 1/8 së finales do të prodhojnë mjaft përballje interesante. Nga ora 16:00 do të përballen Franca me nënkampionët e botës, Argjentinën.

Kjo vlerësohet edhe si ndeshja më interesante në këtë fazë. Argjentina e Lionel Messit pas shumë vështirësive në grupe, do të kërkojë kualifikimin tutje, derisa francezët besojnë se mund të ndalin argjentinasit dhe të arrijnë në çerekfinale.

Dueli tjetër i ditës së sotme është ndërmjet Uruguait dhe Portugalisë. Ky takim vlerësohet si mjaft i barabartë dhe dy Kombëtaret kanë gjasat e tyre që të kualifikohen tutje. Fituesit e ditës së sotme do të ndeshen në çerekfinale.

E shtunë

16:00 Franca-Argjentina

20:00 Uruguai-Portugalia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch