Home » Lajme, Opinione » Duke votuar kandidatët nga Anamorava do të fuqizohet edhe trekëndëshi kufitarë Gjilan-Kumanovë-Preshevë

Duke votuar kandidatët nga Anamorava do të fuqizohet edhe trekëndëshi kufitarë Gjilan-Kumanovë-Preshevë

Të gjitha votuesit ku do që jan me banim me të drejtë vote nga Gjilani dhe Komunat e Anamoravës do të duhej votuar dhe mbështetur në radhë  të  parë  kandidatët  nga  Komuna dhe Rajonit që i përkasin. Po ashtu, të gjithë qytetarët me të drejtë vote që jan të ardhur nga tri komunat  do të duhej votuar dhe mbështetur në radhë të parë kandidatët që garojn nga kjo pjesë.    

 

 Shkruan: Refik  HASANI

 

Zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor në fundë të  javës tjetër për legjislaturën e gjashtë jan një mundësi dhe një shans që duke mbështetur kandidatën për deputet do të mbështesim Gjilanin, do ta fuqizojm Anamoravën dhe direkt e indirekt është një përkrahje për Krahinën shqiptare që përfshin komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe zonën Kumanovë Likovë. Duke votuar kandidatën nga  Gjilani e Anamorava do ta mbështesim vetën tonë. Ne jemi Rajoni që më së shumti kemi nevoj për investime dhe përfaqësim në pozita kyqe në nivelin qendror,sepse jemi trekëndësh kufitar-strategjik i interesit Ekonomik dhe Kombëtarë, kjo legjislaturë do të duhej, dhënë zgjidhje për të:

·   Përfunduar Autostradën që lidh Gjilanin e Anamoravën me Prishtinë, Detin Adriatikë Shqiptarë, por edhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore që lidhë Gjilanin me Preshevë, Kamenicë, Bujanoc,Viti, Novobërdë, Medvegjë etj,

·   Filluar funksionuari Zona Ekonomike,miratimin e infrastruktës ligjore lidhur me bashkëpunimin në binjakëzim, vllazërim e miqësim dhe  bashkëpunimi ndërkufitarë dhe  investime në  partneritet , në projekte dhe program të BE-së të IPA-s,

·   Zgjidhur njëher e përgjithmon  problemi i Lumit Mirusha,ujrave të zeza,Lumit Morava etj,

·   Funksionalizuar  rruga Gjilan-Kumanovë përmesë Zhegrës dhe plotësuar me shërbime spitalin Regjional në Gjilan,

·   Universitetin publik ,,Kadri Zeka’’, të hapë drejtime të reja duke përmbushur nevojat jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por edhe Rajonit Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e zonën Kumanovë e Likovë si dhe ndërtimi i kampusit Universitarë dhe bibliotekës Rajonale. Duke u fuqizuara kandidatën nga ky Rajon do të  jemi afër realizimit dhe konkretizimit të projekteve që u cekën më lartë dhe shumë investimeve tjera

Unë jam i pavarur pasi nuk jam anëtarë apo strukturë  i asnjë subjekti politik,prandaj mora guximin të shkruaj dhe të bëjë një apel publik  që të mbështesim kandidatët e Komunave dhe Rajonit ton.Fuqizimi i Komunës së Gjilanit dhe Rajonit ton është më se i domosdoshëm, por jo i pamundur. Duke votuar më 11 qershor kandidatët nga Gjilani e Anamorava do të kemi investime e projekte në interes të  trekëndëshit  kufitar  të tri Rajoneve. Pasi t’i mbështesim të gjithë ne bashkarisht do të duhej kërkuar llogari për projekte, investime dhe përfaqësime tjera.

 

06   Qershor   2017
Autori është i diplomuar në  Master Shkencor, ka shtruar  e trajtuar dhjetra  vështrime në debate, tryeza e punime  në konferenca për Anamoravën dhe trekëndëshin  kufitarë  Gjilan-Kumanovë-Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch