Home » Lajme, Vendore » Duke zhvilluar edhe aktivitete simbolike, “Vatra” për shtatë vite ecje të saj, nuk e ka ndalur asnjëherë veprimtarinë

Duke zhvilluar edhe aktivitete simbolike, “Vatra” për shtatë vite ecje të saj, nuk e ka ndalur asnjëherë veprimtarinë

SHOQATA E TË SHPËRNGULURVE

NGA KOSOVA LINDORE

UNION DISPLACED PEOPLE

FROM EASTERN KOSOVA “VATRA”

 

 

Duke zhvilluar edhe aktivitete simbolike, “Vatra” për shtatë vite ecje të saj, nuk e ka ndalur asnjëherë veprimtarinë

 

Në muajin korrik 2012 “Vatra” po mbush shtatë vite që nga themelimi i saj. Për këto shtatë vite ecjeje, herë më ngadalë e herë më shpejt, ajo nuk e ndali rrugëtimin, duke u munduar që së paku moralisht t’u dal ndihmë të dëbuarve nga Kosova Lindore, njëherit të sensibilizoi çështjen e pazgjidhur shqiptare të tri komunave: Preshevë. Bujanoc e Medvegjë.

Gjatë këtyre viteve “Vatra” zhvilloi aktivitete të ndryshme nga fusha politike, kulturore, humanitare, sociale etj. etj. kryesisht  që kanë të bëjnë me të ndjekurit e që janë duke jetuar në Kosovë dhe shqiptarëve  që janë duke jetuar në Kosovën Lindore.

Për të pasqyruar këtë punë disavjeçare “Vatra”, në mënyrë simbolike, më 7. 7. 2012 do të mbajë manifestim në shenjë kremtimi të  shtatë vjetorit të themelimit të saj. Manifestimi do të mbahet në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, duke filluar nga ora 12.00.

Manifestimi përveç fjalimeve  nga njerëz të caktuar, do të ketë edhe program kulturo – artistik, si këngë,  valle, njëherit do të shfaqet një program i shkurtër dokumentar me fotografi, ku në pika të shkurtra paraqiten aktivitetet e “Vatrës” për këto shatë vite.

Në këtë manifestim, janë të ftuar personalitete të caktuara atdhetare, politike, shkencore si dhe qytetarë nga Kosova e Kosova Lindore.

 

 

Gjilan, 3. 7. 2012

SHSHKL “VATRA”

____________________

Sejdulla  Kadriu, kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch